Napoli ben kerdine ne Shkoder

Ishte parashikuar feste, eshte bere feste, pavaresisht se ne Shkoder, Vllaznia nuk ka mundur dot ta evitoje disfaten perpara Napolit. Pritej shume nga kuqeblute, por deshira eshte e pamjaftueshme perpara nje kundershtari te mesit te tabeles te Serise A. Takimi nis i forte dhe me shume shpirt luftarak. Te gjithe tifozet ne "Loro Borici" bejne habi ne minutat e para kur shohin Vllaznine e tyre te mesyje drejt kuadratit te mbrojtur nga Injacio, pavaresisht se nuk ka raste te pastra shenimi. Habia me pas shnderrohet ne besim sespe per minuta te tera shkodranet kontrollojne territorin dhe gjate gjithe 28 minutave te para, ata bejne vetem nje gabim, gabime qe perballe kundershtareve te ketij kalibri kushtojne shume. Pikerisht ne kete minute eshte Pia, sulmuesi napolitan, qe shfrytezon me se miri krosin e Maxhos dhe mposht Bishanin. Heshtja pllakos ne "Loro Borici", por Vllaznia kerkon te ngreje koke. Minutat e fundit te pjeses se pare nuk jane te qarta per asnjeren nga skuadrat. Pushimi i ndeshjes u jep mundesine te dyja ekipeve per te freskuar idete dhe kjo duket menjehere sapo Napoli prek topin e pare ne fraksionin e dyte. Minuta e 46-te dhe eshte serish Pia ai qe shkund rrjeten kuqeblu. Sulmues i kalter fiton duelin e shpejtesise me Telin dhe mposht per here te dyte Bishanin, qe kesaj radhe eshte teresisht fajtor me daljen e tij. Topi shkon qetesisht te rrjete dhe napoletanet kane perse te gezohen. 300 tifozet e kalter te pranishem ne stadium nisin te festojne pak me shfrenuar sec duhet dhe ne disa raste dialogojne gjate dhe me policine. Sukaj kerkon te shpetoje dicka nga mbremja e Vllaznise. Disa here tenton ai kuadratin, por njehere portieri dhe dy here te tjera fati, nuk e lejojne djaloshin e talentuar qe t'i gezohet nje goli. Ate qe nuk e bejne shkodranet e ben Napoli. Argjentinasi Denis kerkon te lere gjurmen e tij ne kete takim dhe shenon nje gol fotokopje me te dytin e realizuar nga Pia, pasi edhe kesaj here Bishani dhe mbrojtja nuk reagojne sic duhet. Perfundimisht, Vllaznia i thote lamtumire Kupes UEFA ne naten magjike kunder Napolit.