E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e Rusise, eshte sfida e perendimit

Sulmi i Rusise ndaj Gjeorgjise goditi ne zemer te vlerave perendimore dhe te sistemit tone te sigurise se shekullit 21-te. Nese komuniteti nderkombetar do ta lejoje Rusine te shtype demokracine tone, shtetin tone te pavarur, kjo do t'i jepte nje karte te bardhe regjimeve autoritare gjetke. Rusia nuk synon te shkaterroje vetem nje vend por nje ide.

Per nje kohe te gjate, ne te gjithe nenvleftesuam mungesen e meshires se regjimit ne Moske. Dita e djeshme solli prova te reja te hipokrizise se saj: Brenda 24 oreve qekur Rusia pranoi nje armepushim, forcat e saja ishin duke kaluar permes Gorit, bllokonin portin e Potit; mbysnin anijet gjeorgjiane; dhe - me e keqja nga te gjitha keto - spastronin ne menyre brutale fshatrat gjeorgjiane ne Osetine e jugut, duke rrembyer grate dhe duke ekzekutuar burrat.

Lidershipit rus nuk mund t'i besohet - dhe ky eshte nje realitet i rende qe duhet te drejtoje pergjigjen e Perendimit. Vetem paqeruajtesit perendimore mund t'i japin fund luftes.

Rusia gjithashtu deshiron te shkaterroje ekonomine tone dhe eshte duke bombarduar fabrikat, portet dhe objektivat e tjera vitale. Prandaj, ne duhet te vendosim nje version modern te Ures Ajrore te Berlinit; OKB-ja, SHBA, Kandaja dhe te tjeret jane duke levizur ne kete drejtim, per c'ka ne u jemi thellesisht mirenjohes.

Ndersa ne po mendojme se cfare duhet te bejme me pas, kuptimi i objektivave te Rusise eshte vendimtare. Moska kerkon te kenaqe ambiciet e saja imperialiste; te fshije nje prej te paktave shteteve demokratike dhe ligjore ne afersi te saj; dhe, mbi te gjitha, te rrezoje sistemin e marredhenieve nderkombetare te pas-Luftes se Ftohte ne Evrope. Rusia eshte duke treguar se ajo mund te beje ashtu sic i pelqen.

Paralelizmat historike jane te forta: Lufta e Rusise ndaj Gjeorgjise perserit ngjarjet ne Finlande me 1939, Hungari ne 1956 dhe Cekosllovaki ne 1968. Mbase eshte kjo arsyeja qe shume vende evropiano-lindore, te cila kane vuajtur nen pushtimin sovjetik kane ngritur zerin duke na mbeshtetur.

Udheheqesit autoritare te Rusise na shikojne neve si nje kercenim per shkak se Gjeorgjia eshte nje vend njerezit e te ciles kane zgjedhur per tu integruar ne komunitetin euro-atlantik. Kjo zemeron sunduesit e Rusise. Ata nuk duan qe vendi i tyre ose edhe kufijte e saj te preken nga idete demokratike.

Qekur qeveria jone demokratike erdhi ne fuqi pas Revolucionit te Trendafilte te 2003, Rusia ka perdorur embargot ekonomike dhe ka mbyllur kufijte per te na izoluar dhe ka deportuar ne menyre ilegale mijera gjeorgjiane nga Rusia. Ajo eshte perpjekur te na destabilizoje politikisht me ndihmen e oligarkeve kriminale. Ajo eshte perpjekur te na bllokoje neve deri ne gjunjezim duke na mbyllur gazsjellesit vitale ne mesin e dimrit.

Kur te gjitha keto deshtuan per te lekundur vendosmerine e popullit te Gjeorgjise, Rusia sulmoi.

Javen e fundit, Rusia, duke perdorur pasuesit e saj separatiste, sulmoi disa fshatra paqesore te kontrolluara nga gjeorgjianet ne Osetine e jugut, duke vrare civile te pafajshem dhe duke demtuar infrastrukturen.

Ne 6 Gusht, vetem disa ore pasi nje zyrtar i larte gjeorgjian udhetonte ne Osetine e jugut per tu perpjekur per negociatat, nje sulm masiv u leshua mbi fshatrat gjeorgjiane. Sapo ne u sulmuam,une deklarova nje armepushim te njeanshem duke shpresuar te shmangej pershkallezimi dhe bera te ditur gatishmerine tone per te biseduar me separatistet ne cdo lloj formati.

Por separatistet dhe padronet e tyre ruse ishin te shurdher ndaj thirrjeve tona per paqe. Ne ate kohe qeveria jone mesoi se kolona te tankeve dhe trupave ruse kishin kapercyer kufijte sovrane te Gjeorgjise. Mijera trupa, tanke dhe artileri u grumbulluan ne kufijte tane jane prova e asaj qe sa kohe me pare Rusia ishte duke e planifikuar kete agresion.

Qeveria jone nuk kishte asnje zgjidhje tjeter pervecse te mbronte vendin tone nga pushtimi, te siguronte qytetaret tane dhe te ndalonte gjakderdhjen. Per vite me radhe, Gjeorgjia ka propozuar zgjidhjen evropiane te shekullit te 21-te per Osetine e jugut, duke perfshire autonomine e plote, te garantuar nga komuniteti nderkombetar. Rusia u pergjigj me metodat e vrazhda te shekullit 19-te.

Eshte e vertete qe fuqia ruse mund te pushtoje vendin tone te vogel - megjithese ne nuk pershpejtuam mizorine dhe shkallen e pergjigjes se Moskes. Por ne te pakten jemi perpjekur te mbrojme njerezit tane nga forcat pushtuese. Cdo vend demokratik do te kishte bere te njejten gje.

Por perballe kesaj ushtrie pushtuese brutale; dhuna e te ciles ishte duke e ndare ne dysh Gjeorgjine, qeveria jone vendosi te terhiqej nga Osetia e jugut, deklaroi nje armepushim dhe kerkoi negociata. Moska deri tani ka injoruar thirrjet tona per paqe.

Perpjekjet tona te vazhdueshme per te kontaktuar udheheqesit e larte ruse kishin deshtuar. Madje, ministri i Jashtem i Rusise refuzoi te merrte lajmin tone per armepushimin disa ore pasi ai ishte dorezuar shume zyrtarisht. Kjo ishte vetem nje prej shume dredhive cinike per te mashtruar boten dhe per te justifikuar sulmet e metejshme.

Kjo lufte nuk kercenon vetem Gjeorgjine por sigurine dhe lirine ne te gjithe boten. Nese komuniteti nderkombetar deshton ne marrjen e nje qendrimi te vendosur, kjo do te tingelloje si nje kambane vdekjeje per perhapjen e lirise dhe demokracise gjithkund.

Faji i vetem i Gjeorgjise ne kete krize eshte deshira e saj per te qene nje vend i pavarur, i lire dhe demokratik. Cfare do te benin vendet perendimore nese ato do te ishin ndeshkuar per te njejten aspirate?

Une kam mbeshtetur fatin e vendit tim mbi retoriken e Perendimit per demokracine dhe lirine. Ndersa gjeorgjianet sulmoheshin, ne duhet te pyesim: Nese Perendimi nuk eshte me ne, atehere me ke eshte ai? Nese linja nuk eshte hequr deri tani, kur do te hiqet ajo? Ne nuk mund te lejojme qe Gjeorgjia te behet viktima e pare e nje rendi te ri boteror ashtu sic mendohet nga Moska.

Marre nga: "The Washington Post"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›