Spanja: Afati për tërheqjen e trupave është fleksibil
Madrid - Afati për tërheqjen e trupave spanjolle nga Kosova është fleksibil, tha zëdhënësi i kryeministrit spanjoll, duke reaguar ndaj kritikave të NATO-s për planet e Spanjës që të tërheqë 600 trupat e saj nga Kosova. "Ministrja e Mbrojtjes, Carmen Chacon do takohet javën e ardhshme me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, për t'i shpjeguar arsyet e tërheqjes dhe për të arritur një vendim të përbashkët për afatin", e transmeton Reuters zëdhënësin e kreut të qeverisë.
"Vendimi për t'u larguar është marrë, por ne mund të jemi fleksibil për afatin, qoftë ai një vit, 18 muaj apo tetë muaj", ka thënë ai. Komentet e zëdhënësit të kryeministrit paraqesin shmangie nga deklarata e kryeministrit Jose Luis Zapatero, i cili të premten tha se trupat do të largohen nga Kosova brenda katër apo pesë muajve të ardhshëm. rel