Napoli kundër tifozes seksi: Mbulohu, shpërqendron ekipin
Një prej historive më të pazakonta që ka dhuruar kjo verë është "lufta kundër tifozeve seksi". Rregullat e përcaktuara në grumbullimin e Napolit janë aq strikte, sa në stërvitjet e skuadrës gjatë fazës përgatitore nuk lejohen tifozet që cilësohen "pak të veshura". Për të marrë pjesë në seancat stërvitore të teknikut Roberto Donadoni, mbështetëset nuk duhet të paraqiten me pantallona të shkurtra dhe veshje të hapura ose të tejdukshme. Përqendrimi i futbollistëve ruhet me çdo kusht dhe asgjë nuk tolerohet. Tifozja më e fundit që e ka pësuar nga këto rregulla quhet Marina. Ajo u paraqit në stërvitje e shoqëruar nga një shoqe dhe e veshur me kanotiere. "Kaloni në radhën e dytë", pra e fshehur, ishte këshilla e parë e një drejtuesi të Napolit. Ndërsa më pas erdhi edhe ultimatumi: "Duhet të mbuloheni, ose në të kundërt jemi të detyruar t‘ju kërkojmë të largoheni nga qendra sportive". Sugjerimi i dytë e detyroi vajzën të kërkonte një fanellë të skuadrës, për ta veshur deri në fund të stërvitjes. Më parë, prej veshjes jo të përshtatshme e kishin pësuar edhe dy vajza të tjera.