E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme do të jetë me diell, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi meteorologjik ushtarak vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 12 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat do të jenë:

në zonat malore 0 deri 7°C  

në zonat e ulëta 4 deri 23°C 

dhe në bregdet 5 deri 24°C

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›