E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli zyrtarizon blerjen e Gonzalo Higuain

Tani është zyrtare.
Gonzalo Higuain është blerja më e fundit e Napolit. Skuadra italiane ka arritur të transferojë sulmuesin nga Reali i Madridit, duke paguar 40 milionë euro për kartonin e tij.
Higuain do të firmosë për 4 vjet, ndërsa pritet të fitojë rreth 6 milionë euro në sezon.
Sulmuesi argjentinas kërkohej edhe nga skuadra të tjera të Europës, por vetëm Napoli plotësoi kërkesat financiare të lojtarit dhe Realit të Madridit.
Gonzalo Higuain është lojtari i tretë që Napoli blen nga skuadra madrilène në këtë merkato, pas Kalehon dhe Albiol.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›