E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radamel Falkao ne qender te akuzave

Ishte një nga blerjet më të bujshme të merkatos së verës, por Radamel Falkaon është vënë në qendër të akuzave.
Sulmuesi, i cili u ble nga Monako për 60 milionë euro dyshohet se ka mashtruar me moshën e tij.
Sipas mediave kolumbiane, Falkao nuk është 27 vjeç aq sa ai pretendon, por është dy vjet më i madh.
Kjo verifikohet nga një dokument kur futbollisti ishte fëmijë. Aty data e lindjes shkruhet qartë dhe është 10 shkurt 1984.
Nëse kjo ëshë e vërtetë, atëherë Radamel Falkao rrezikon të përfundojë në qendër të një skandali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›