Napolitano apel politikaneve per te treguar pjekuri

Menjëherë pas kthimit nga Gjermania, presidenti italian Xhorxho Napolitano u ka kujtuar forcave politike në vend se duhet të tregohen të pjekur dhe të përgjegjshëm për të ruajtur interesin e përgjithshëm dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Napolitano ka komentuar dhe analizat në shtyp për paralizën politike që ka kapur vendin duke thënë se ishte një kornizë gati e dëshpëruar. Ajo që u kuptua qartë nga deklarata për shtyp e presidentit ishte se qeveria e re duhet të krijohet sa më shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër. Napolitano ka bërë të qartë gjithashtu se duhet të evitohet në cdo mënyrë përsëritja e zgjedhjeve, duke thënë se as ai dhe as një pasardhës i mundshëm i tij nuk do të donte ta përjetonte një gjë të tillë. Duke bërë të qartë se do të takohej sa më parë me përfaqësues të politikës të dielën. Gjithashtu Napolitano u shpreh se nuk ka ndërmend të marrë një mandat tjetër presidencial.