E Shtunë, 31 Tetor 2026

"UÇK - VMRO", Shkupi mbushetme grafite kundër ministrit Xhaferi

MAQEDONI - Shkupi është stërmbushur nga grafitet kundër ministrit të sapozgjedhur të mbrojtjes, Talat Xhaferi, i njohur si ish-komandant Forina i UÇK-së.

Grafitet përmbajnë mesazhe kundër ministrit Xhaferi, por me theks të veçantë kundër partisë VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas grafiteve, theksohet se VMRO DMPNE e do Talat Xhaferin, dhe se të gjitha akuzat i adresohen kësaj partie, e cila njihet me tonet e saj nacionaliste.

Ndërkohë, sot organizata “Dinjiteti” dhe nisma tjera qytetare organizojnë një protestë përballë Qeverisë kundër emërimit të Xhaferit për ministër, për shkak të “backgraundit” të tij si ish-pjesëtarë i lartë i UÇK-së.

(Marrë nga agjensia e lajmeve "INA")

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›