Nje dokumentar i ri per rolin e reklamave tek filmat

Regjisori Morgan Spurlock hengri per nje muaj rresht ne Mekdonalds per filmin e tij Super size me. Dokumentari i tij i ri Pom Wonderful The greatest movie ever sold i cili po ashtu satirizon shoqerine tone te konsumit duke treguar se per te siguruar fonde per prodhimin e filmave producenti duhet te perfshije ne film produktet e kompanise financuese. Regjisori Spurlock tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se duke bere keto lloj marreveshjesh producentet ne fakt luajne me integritetin e tyre
Ne dokumentarin e tij te ri Pom Wonderful The Greatest Movie Ever Sold Morgan Spurlock studjon nga afer reklamat per serialet televizive. Ne nje interviste me Zerin e Amerikes ai tha se i lindi ideja per projektin e tij te ri ndersa pa serialin e tij te preferuar Heroes.
Ne njerin nga episodet Hajden Penetere nje nga vajzat qe intrepretoi ne shfaqjen e fundvitit del nga shkolla ditelindja po i afrohet dhe i ati i thote zemer mami dhe une krenohemi me ty ai fut doren ne xhep duke nxjerre prej andej celesa makine te cilat ja jep vajzes. Ato kane marken Nissan Rogue. Vajza lumturohet dhe habitet nga kjo surprize e bukur.
Me humorin e qe e karakterizon regjisori Spurlock i merr me vete shikuesit ne takimet me drejtoret e marketingut per te siguruar financimet per filmin e tij me te fundit.
Dua te bej nje film ku te tregoj rolin qe luan marketingu dhe reklamat per nje film u thote ai perfaqesusve te kompanive financuese.
Edhe pse Spurlock ofron ti vendose produktet e kompanise ne dokumentar ai nuk arrin te marre financim per filmin e tij.
Ata me thane Ju pame se cfare i bete Mekdonaldsit. Perse duhet te te ndihmojme me fonde me filmin Pra ishte nje beteje e veshtire.
Morgan Spurlock me ne fund arrin te beje marreveshje me nje prodhues lengjesh. Pasi ai nenshkori marreveshjen me kompanine e pare edhe kompani te tjera e pasuan ate. Filmi eshte per te qeshur por ai njekohesisht zbulon ceshtjet e panjohura te marketingut bashkekohor.
Perfaqesuesit e marketingut te kompanive i bejne njerezit tu nenshtrohen grafive te trurit dhe u tregojne pastaj reklamat. Shohin se si reagon truri i njerezve ndaj tyre. Pastaj ata e ndryshojne reklamen qe ajo ti pershtatet pikerisht trurit ne reagimet ndaj frikes deshires seksuale e te tjera.
Ky eshte truri juaj ku ndodh nje aktivitet i jashtezakonshsem. A ndjete se donit te pininit nje Koka Kola pas nje radiografie
Regjisori thote se shumica e filmave i marrin nje pjese te fondeve nga reklamat. Ai thote per shembull se filmi i suksesshem Ironman shfaqi me teper se 100 produkte gjate filmit. Por ai paralajmeron se marreveshje te tilla mund te minojne integritetin artistik te filmave.
Fillon te merresh me studio dhe me rrjetet televizive dhe ne fund te fundit keto kompani jane te pranishme ne dhomen shkrimtarit. Ato te tregojne se cfare duhet te thote dialogu.
Regjisori Spurlock thote se ai ka ruajtur kontrollin krijues te filmit. Ai nuk i shkurajon producentet e filmave nga marreveshjet e rendesishme me korporatat persa kohe qe edhe ata bejne te njejten gje ruajne nivelin artistik te filmit.