E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasip Naço reagon pas furtunës së KLSH: Do shkarkoj një drejtor

Share

Një ditë pasi Kontrolli i Larte i Shtetit publikoi fakte skandaloze te abuzimeve ne fushën e koncesioneve, me një dem prej 1.8 miliard leke, Ministria e Ekonomisë e ka kaluar me një reagim të vakët përgjegjësinë e institucionit për këtë situate. Në një njoftim për shtyp, Ministria sqaron se ka nisur procedurat për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë se Trajtimit të Koncesioneve, Shkëlqim Kërluku. Sipas Ministrisë, ai mban përgjegjësi për mos arkëtimin e tarifave ndaj koncesioneve. Por i kontaktuar nga Vizion Plus, Shkëlqim Kërluku thotë se ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë procedure, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë. Ndërkaq, mësohet se tre janë drejtorët kryesore që KLSH i ka dërguar për ndjekje penale dhe të tre ata rezultojnë aktiviste të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Por paralelisht me këtë situate, në Ministrinë e Ekonomisë prej disa javësh ka nisur një valë lëvizjesh, kryesisht në nivel drejtorësh. Bëhet fjalë për 7 vende të mbetura vakant, për të cilët departamenti i administratës publike ka nisur procedurat për zëvendësimin e tyre. Mes këtyre emrave ka edhe anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk dihet ende nëse kontrolli i KLSH, i nisur dhe i përfunduar ne harkun kohor të dy javëve, si dhe ndryshimet ne disa poste drejtuese të Ministrisë së Ekonomisë, janë pjese e luftës kundër korrupsionit apo kane sfond politik duke gjykuar situatën e re brenda koalicionit qeverisës, koalicion i vënë ditët e fundit në pikëpyetje me afrimin e garës presidenciale dhe më tej të zgjedhjeve të 2013-ës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›