E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD, Oketa takim me Wollfarth

Tiranë- Partia më e re e djathtë, FRD ka nisur sot takimet edhe me krerët ndërkombëtarë në Tiranë.

Kryetari i grupit nismëtar të kësaj partie, Gazment Oketa dhe antari Aleksandër Biberaj kanë zhvilluar një vizitë në selinë e OSBE- së dhe kanë mbajtur një takim me ambasadorin e saj në Shqipëri, Eugen Wollfarth.

Nëpërmjet një noftimi për shtyp, Fryma e Re Demokratike bën me dije se në takim është diskutuar për synimet e FRD- së dhe aktualitetin politik, si zgjedhja e Presidentit dhe reforma zgjedhore.

Gjithashtu është diskutuar për mundësitë e krijimit të një klime të nevojshme politike siç është pavarsia e institucioneve dhe lufta kundër korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›