Nasri: Mund ta mposhtim Barcelonën

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, ka pohuar se Topçinjtë janë në gjendje për të mposhtur Barcelonën dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
“Barcelona u duk shumë më e mirë vitin e kaluar, por ne jemi bërë "burra", si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Disa prej lojtarëve janë shumë më të mirë këtë vit se më parë si Theo Walcott, Jack Wilshere dhe unë”.
“Barcelona është si Brazili. Atyre nuk u pëlqen presioni dhe sulmi mbi ta. Ata duan ta luajnë lojën e tyre. Nëse bëni presion mbi ta, ata nuk janë ekipi i njëjtë”, u shpreh Nasri.