Totti: Roma do kthehet ekipi që krenohej Italia

Francesco Totti
Romë, 3 mars 2011, NOA- “Sezoni nuk ka mbaruar ende dhe ne do të bëjmë ç’mos për të dalë nga kjo situatë. Ne duam të jemi ekip me të cilin do të krenohej Italia dhe Evropa”, kështu është shprehur futbollisti i Romës Francesco Totti.
Ai ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë si është më së miri për verdhekuqët, por mendon se ata do të dalin nga kjo situatë.
Duke vijuar më tej ai shtoi se, “Roma aktualisht nuk po kalon nëpër një periudhë të mirë. Claudio Ranieri është larguar nga klubi për t’u zëvëndësuar nga Vincenzo Montella. Unë nuk e fajësoj vetëm Ranierin për situatën, pasi ju ashtu si humbisni me ekipin, ashtu dhe fitoni”.
a.y/NOA
Lajme të ngjashmeEvropa reagon e dyzuar ndaj protestave në botën arabe Selmani: Vetëm zgjedhjet e parakohshme na nxjerrin nga krizaSelmani: Pushteti VMRO-DPMNE dhe BDI, fajtor për situatën në MaqedoniGuardiola: Nuk ka pasur arsye për të mos rinovuar kontratënObama: Mubarak të kalojë qetësisht pushtetin Lidhje: Claudio Ranieri, ekip, Evropa, Francesco Totti, krenohej Italia, nuk e fajësoj, Sezoni nuk ka mbaruar, situatë