E Diel, 1 Nëntor 2026

Skoci kaos ne stadium. Arrestohen 34 tifoze ne ndeshjen Celtic- Ranger

Tre lojtare jashte, 13 kartona ne fushe dhe 34 persona te arrestuar, ky eshte bilanci i nje ndeshje kupe ne Skoci mes Celtic Gllasgou dhe Rejnxhers Gllasgou. Sharje ne cdo rivenie anesore te topit ne loje, dhe me pas arrestime brenda stadiumit “Old Firm”.

Nje ndeshje, e cila nga policia eshte quajtur si teper e turpshme. Pikerisht per kete takim ka hapur menjehere nje hetim te shpejte edhe Federata Skoceze e Futbollit. Sulmuesi senegalez, El Haxhi Diuf, i fundit qe merr karton te kuq ne ndeshje per fyerje ndaj arbitrit, qe ne pjesen e pare kishte shkembyer fyerje me pankinen kundershtare.

Me pas ne minuten e 90-te, zv/traineri i Rejnxhers, Ally Mc Coist dhe menaxheri i Celtic Neil Lennon ishin te dy protagoniste te nje perplasjeje fizike. Fyerje nga me te ndryshmet dhe ofendimet raciale kane bere qe 34 persona, tifoze te arrestohen ne kete takim.

Po ne kete perballje, ne 20 shkurtin e ketij viti, jashte stadiumit u arrestaun 229 persona, ndersa 16 te tilla u ndaluan direkt brenda ne tribunat e “Celtic Park”.

Ne fund te ndeshjes, skuadra Celtic fiton 1-0 kete perplasje kupe ne nje kohe qe me shume se sa rezultati, ndeshja prodhoi zhvillime policore dhe ndalime te shumta te tifozerisë.

Gerti Çarçani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›