Nasri dhe Frimpng-u nuk kursehen
Tifozet e Arsenalit nuk e kane harruar ende tradhtine e ish-lojtarit te tyre i cili kerkoi te largohej ne nje klub rival. Por fyerjet ndaj ish-fantazistit te Arsenalit qe rikthehej per here te pare ne Londer me fanellen e milionereve pas transferimit ne vere kane degjeneruar ne shkembim grushtesh ne tunelin e stadiumit. Protagonisti tjeter ka qene mesfushori i Arsenalit Emanuel Frimpong. Mesfushori ganez e ka sulmuar Nasrine gjate gjithe 90 minutave ne fushe me gjeste e fjale. Per rrjedhoje pas vershellimes se gjyqtarit dy ish-shoket e skuadres kane shkembyer grushte me njeri-tjetrin qe jane pare vetem nga lojtaret e Arsenalit Mancester Sitit por edhe punonjesit e stafit te stadiumit. Zanafilla e konfliktit mes dy lojtareve nisi qysh veren e shkuar kur Nasri u transferua ne Etihad Stadium per 24 milione euro. Frimpong-u shkroi atehere ne faqen e tij te Twitter-it se zgjedhja e 24-vjecarit per tu larguar nga Arsenali ishte bere thjesht per para dhe se nuk kishte lidhje me mungesen e trofeve. Me sa duket Samiri nuk e harroi kete koment te ish-shokut qe e ka sulmuar edhe gjate ndeshjes per tu hakmarre ne tunel. Siti triumfoi 1-0 ne cerekfinalen e Carling Cup-it ndaj Arsenalit fale golit te Agueros ne fund te takimit. Qytetaret fituan per here te pare ne Londer pas 36 vitesh ndersa Nasri nuk shkelqeu perballe ish-skuadres se tij. Paraqitja e francezit u kritikua edhe nga trajneri Roberto Mancini. Nje perfaqesues i klubit te Arsenalit e mohoi incidentin por ai konfirmohet nga disa deshmitare okulare. Per momentin duket se protagonistet e sherrit do tia hedhin paq sepse incidenti nuk eshte raportuar ne federate. Per sa kohe asgje nuk eshte shkruar ne procesverbalin e arbitrit Li Probert FA-ja nuk pritet te nise asnje hetim per te zbardhur te verteten.