E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana Vllaznia dhe Bylisi kalojne te parat

Skuadra e Kamzes e ka nderlikuar jo pak ceshtjen per kualifikim Teutes Pas kater ndeshjesh skuadrat e Dinamos dhe e Beses ende nuk kane marre asnje pike

Pas perfundimit te 90 minuteshit te katert te ndeshjeve ne grupe jane percaktuar tri nga tete skuadrat qe do te kualifikohen ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise. Tirana ne Grupin A dhe Vllaznia me Bylisin ne Grupin D jane skuadrat qe kane arritur te parat cerekfinalet e kompeticionit te dyte per nga rendesia ne vend.

Grupi A

Ne ndeshjet e Grupit A Tirana mposhti 2-1 ne Fier Apolonine. Fieraket kishin deklaruan qe me pare se nuk do te perqendronin forcat tek Kupa dhe gjate ndeshjes te dyja skuadrat kishin mungesa te rendesishme. Nderkohe Laci beri detyren ne shtepi dhe mposhti 3-1 Shkumbinin.

Grupi B

Ne ndeshjet e Grupit B Flamurtari hodhi nje hap te sigurt drejt kualifikimit fale fitores 3-0 ndaj Pogradecit ndersa situata e Teutes kryesuese e Superliges u nderlikuar dhe me tej me nje barazim pa gola ne Kamez.

Gurpi C

Skenderbeu dhe Kastrioti treguan epersine e tyre ndaj rivaleve te Kategorise se Pare duke fituar ndaj Luftetarit 2-0 dhe Beses 1-3 perkatesisht. Keshtu Skenderbeu u hakmor me se miri ndaj Luftetarit qe nje jave me pare e poshteroi pasi e mundi 4-1 ne Gjirokaster.

Grupi D

Ne grupin D gjithcka eshte ndare. Dje kane siguruar kualifikimin Vllaznia me Bylisin. Pas fitoreve me Elbasanin dhe Dinamon skuadrat kryesuese tashme do te luajne vetem per pozicionin me te mire.

Grupi A

Laci ndash Shkumbini 3-1

Apolonia ndash Tirana 1-2

Klasifikimi

1. Tirana 12

2. Laci 7

3. Apolonia 3

4. Shkumbini 1

Grupi B

Flamurtari ndash Pogradeci 3-0

Kamza ndash Teuta 0-0

Klasifikimi

1. Flamurtari 9

2. Kamza 5

3. Pogradeci 4

4. Teuta 3

Grupi C

Skenderbeu ndash Luftetari 2-0

Besa ndash Kastrioti 1-3

Klasifikimi

1. Kastrioti 9

2. Skenderbeu 9

3. Luftetari 6

4. Besa 0

Grupi D

Vllaznia ndash Dinamo 5-2

Elbasani ndash Bylis 1-3

Klasifikimi

1. Vllaznia 10

2. Bylis 10

3. Elbasani 3

4. Dinamo 0

Kupa e Italise

Bogdani shenon dhe kualifikon Cezenen

Erjon Bogdani rikthehet te goli me Cezenen. Sulmuesi kuqezi ishte autor i njerit prej tre golave ne fitoren 3-0 te ekipit italian perballe Gubios ne Kupen e Italise.Bogu shnderroi ne gol nje penallti te fituar nga Kandreva ne minuten e 11-te duke u dhene epersine te tijve. Ekipi i Serise A realizoi edhe dy here te tjera me Benaluan 68 dhe Kandreven 90 duke siguruar nje bilete per ne cerekfinalet e Kupes se Italise. Napoli do te jete kundershtari i radhes per skuadren ku aktivizohet bomberi i perfaqesueses shqiptare i cili fitoi nje penallti ne fitoren 2-0 kunder Xhenoas ne kampionat fundjaven e shkuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›