Kartinat e pilotuar Pike meson nga Murinjo
Barcelona fitoi me rezultatin e paster 4-0 ndeshjen ndaj Rajo Vajekanos te luajtur te marten ne mbremje e vlefshme per javen e 17-te te Liges spanjolle. Kjo ndeshje u zhvillua dy nete me pare per shkak se katalanasit do te jene ne Japoni per Boterorin e Klubeve ne mesin e dhjetorit keshtu federata iberike afroi daten e kesaj sfide. Aleksis Sancez me dy gola Leo Mesi dhe David Vija shenuan golat per ekipin blaugrana qe ngushton diferencen ne tri pike me kryesuesit e Real Madrid. Por lajmi i vertete i takimit ndodhi ne minuten e 83-te kur mbrojtesi Zherard Pike vonoi nisjen e lojes duke detyruar arbitrin e ndeshjes qe ti jepte kartonin e verdhe. Ky ndeshkim ishte i pesti per lojtarin gjate sezonit keshtu lojtari nuk do te luaje ndaj Levantesit te shtunen ne mbremje dhe teorikisht do te jete i paster per supersfiden e ardhshme ndaj Real Madrid ne Santiago Bernabeu 10 dhjetor. Teorikisht sepse sipas nenit 112 te kodit disiplinor lojtari qe provokon kartonin e peste te verdhe mund te ndeshkohet me nje ndeshje shtese denim pervec pezullimit per plotesim kartonesh. Nese arbitri do te shkruaje ne raportin e tij se Pikeja vonoi lojen me qellim per te marre kartonin e peste atehere qendermbrojtesi mund te mos jete ne fushe ne ndeshjen klasike te Spanjes.