E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora feston 28 Nentorin ne shesh edhe shume te ardhur nga Kosova

VLOR- Sheshi i Flamurit bashkon. Ky ka qene mesazhi me i qarte qe ka ardhur kete te diele te Flamurit ne Vlore. Ritmet e tingujve patriotike qe vinin nga banda e qytetit kane shoqeruar homazhet tek varri i Ismail Qemalit. Kurora me lule ka vendosur ne varrin e Ismail Qemalit kreu i Bashkise Vlore Shpetim Gjika shoqeruar nga depute te Vlores perfaqesues te PS PD e PDU perfaqesues te partive e shoqatave politike organizmave fetare per te vijuar me nderimin e flamurit ne obelisk.

Mjaft simbolike ka qene dhurimi i flamurit te kombit kryebashkiakut Gjika nga nje vajze e vogel veshur me kostumin cam. Me pas autoritetet i jane drejtuar Monumentit te Pavaresise ku fjala e rastit eshte mbajtur nga kreu i Bashkise Gjika.

Sa me shume kohe qe te kaloje aq me shume e madhe ngjarje polivalente dhe eveniment shumedimensional i lavdishem do te duket vepra e madhe e patriotit te shquar Ismail Qemali dhe bashke me te edhe e shume shqiptareve te medhenj nga e gjithe Shqiperia dhe Kosova nga Jugu dhe Veriu qe diten qe pikerisht ne qytetin tone te ndermerrnin aktin me te madh te historise sone kombetare duke i dhene keshtu dimension jo vetem shtetit te ri shqiptar por duke i vene bazament te qendrueshem ndjenjes se krenarise kombetare te popullit tone e cila eshte dhe do te mbese vlere e patjetersueshme e popullit shqiptar- tha ai.



Te ardhurit nga Kosova

Grupe te organizuara nga Prizreni Gjakova e treva te Kosoves por edhe nje grup boshnjakesh jo shqipfoles por dashamires te Shqiperise kane qene oret e paradites ne Sheshin e Flamurit por edhe Muzeun Kombetar te Pavaresise. Nje prej tyre pohon se kane ardhur pikerisht ne Vlore kryeqendren e flamurit per te qene ketu kete dite te shenuar per gjithe shqiptaret. Nje mesues nga Prizreni thote se dy qytetet Vlora dhe Prizreni kane historine te lavdishme dhe prania e tyre ne kete feste eshte per ti shtuar simboliken kesaj dite te shenuar. Te ardhurit nga trote shqiptare i jane bashkuar me pas atmoferes festive ne shesh nderkohe qe shume foto ku ne qender ka qene flamuri jane shkrepur ne sheshin e Flamurit per te fokusuar kete dite.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›