E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e Kadrit, program solemn në kryeqytet

Per herë të parë me rastin e Natës së Kadrit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar në kryeqytet Programin Solemn "Nata e Kadrit më e vlefshme se 1.000 muaj”. Këtë natë e ka bërë edhe më të vecantë prania e një nga lexuesit më të mirë në botë të Kuranit, Imam Ahmed Naina nga Egjipti, i cili bëri hapjen e programit me këndimin e Ezanit.
 

Kryetari i komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muca tha se kjo është nata ku duhet të falemi më shumë se netët e tjera, kjo natë është më e vlefshme se 1.000 muaj.
 

Qindra besimtarë i janë bashkuar "Natës së Kadrit" pergjatë Bulevardit "Deshmoret e kombit", e cila ka filluar me faljen e Jacisë dhe më pas me faljen e Namazit të Teravisë. Gjithashtu ligjëruesit më të mirë kanë këndur per besimtarët pjesë të Kur`anit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›