E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon zjarri në Priskë, rrezikohet Parku Kombëtar i Dajtit

Përparon në përmasa të frikshme zjarri në zonën e fshatit Priskë. Flakët e zjarrit vijojnë prej disa ditesh duke shkrumbuar pyjet e Parkut Kombëtar të Dajtit.

Kreu i komunës Dajt, Kujtim Qefalia, i pyetur në telefon nga Ora News se cfarë masash po merren për shuarjen e tij tha se e vetmja mundësi e zjarrit është ndërhyrja nga ajri. Ndërsa Njazi Deliu, sekretar i Këshillit të komunës Dajt tha se duhet përforcuar ndëryrja për shuarjen e tij.
 

Edhe kryeplaku i fshatit Prise, Zyber Shkoza, tha se flaket jane ne perhapje dhe se duhet nderhyrje e zjarrëfikësve dhe forcave të ushtrisë me helikopterë.
 

I kontaktuar nga Ora News edhe Drejtoria e Zjarrëfikësve në Tiranë tha se është duke u punuar për shuarjen e tij, po e vetmja mundësi për izolimin dhe shuarjen e flakëve është ndërhyrja nga ajri, përmes helikopterëve të ushtrisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›