E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e dytë: Iris Hoxha fituese absolute

Iris Hoxha dhe Goldi Halili vlerësohen, përkatësisht, me çmimin e parë dhe të dytë në natën e "Të rinjve" në Festivalin e 48-të të Këngës në RTSH. Hoxha u prezantua me këngën "Zërin tim ta ndjesh" muzikë të Edmond Rrapit dhe tekst të Ledi Shqiponjës, kurse 14-vjeçarja Goldi Halili me këngën "Tirana Broadway", kompozuar nga Agim Krajka, tekst të Jorgo Papingjit. Hoxha ka tërhqur menjëherë vëmendjen e publikut për vokalin e veçantë, të plotë e energjik, për këngën e bukur dhe lirikën e saj. Në të vërtetë ajo është zbuluar në konkursin rinor "Star Academy", ku është vlerësuar me çmimin e parë. Të dyja këngëtaret këndojnë në finalen e sotme bashkë me 18 këngëtarët "Big".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›