E Diel, 1 Nëntor 2026

Nata e fundit bashkë e vëllezërve Blloshmi

Elsa Demo

Materialet e librit Rrëfime nga ferri komunist (Almera 2011) me një titull të përdorur tepër për botime mbi krimet e komunizmit, Bedri Blloshmi i kërkoi në njëzet muaj në arkiva qendrore e lokale që kishin aq informacion sa ai të ndërtonte një lloj historie të burrave të trungut gjenealogjik Blloshmi. Historia politike nis në muaj e fundit të luftës çlirimtare, e mbyllet… E vështirë ta mbyllësh në një kufi të saktë këtë histori. Fundi i saj nuk varet më nga ata që tregojnë, po nga ata që dëgjojnë çndodhi.

Blloshmët e Bërzeshtës, ata katër të pushkatuar, disa të dënuar, dhjetëra të internuar kishin paraardhës Selman Blloshmin. Rrëfime nga ferri… ka për bazë dokumentet nga arkivat e Sigurimit të Shtetit, ish-Degës së Punëve të Brendshme të Librazhdit dhe nga fondi arkivor i Komitetit Qendror që prej disa vitesh ruhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, Tiranë.

Më është dashur kohë për të gjetur ku flinin autorët e krimit, si e kishin organizuar dhe deri në çmasë do ta shkatërronin këtë familje, tha Bedri Blloshmi dje në prezantimin e librit në Hotel Tirana. Dhe këtë histori po e shkruaj për të tjerët jo për vete. Këtu nuk mendohet kurrë se historisë së krimit do ti vendoset përballë historia e drejtësisë. E sotmja dridhet përpara së djeshmes.

Rrëfime nga Ferri… ndahet në 13 kapituj që hapen me përshkrimin e Bërzeshtës, vendlindja e të gjithëve. Historia e të parit të ekzekutuar, Haki Blloshmi, drejtues i forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar që vepronte në Librazhd, tregohet në sfondin e luftës civile. Në këtë kapitull janë përfshirë dokumente arkivore, biseda të sekretarëve të Komitetit Qendror të Partisë, më 1979, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Ramiz Alia.

Për dënimet dhe internimet e rregullta në radhën e Blloshmëve, origjina e tyre kulake si e një shtresë të pasur fshatare, – është e mjaftë për të ngritur akuza të përligjura.

Dhjetëra faqe të dosjeve hetimore rrudhen në histori emrash: cilët ishin hetuesit, operatorët, dëshmitarët, kallëzimtarët – e këtu Bedri Blloshmi nuk i kursen as kur të tillë kanë qenë vetë Blloshmët kundër Blloshmëve.

Fati tragjik i Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, – të identifikuar si dy poetët nga Librazhdi të pushkatuar më 1977, është përfshirë edhe njëherë në rend kronologjik në Rrëfime nga ferri…. Falë Bedri Blloshmit u botuan dy vepra letrare e dokumentare të Vilson Blloshmit dhe vepra e Genc Lekës.

Te ky libër i fundit, autori merr pak kohë të tregojë edhe për veten, për hetuesinë, ankthin që ndau përmes mureve me të vëllanë, Vilsonin. Bedri Blloshmi vuajti 15 vjet në burgjet dhe kampet e punës të Spaçit, Qafë-Barit, Burrelit. Biseda me të përcjell diçka nga pjesa më pacenuar njerëzore që përshkruhet në kapitullin e fundit të Rrëfime nga ferri komunist.

 

Historia e Haki Blloshmit, i pushkatuar në luftën Dunicës, përse fillojnë këtu historitë e Blloshmëve me regjimin?

Duhet theksuar: në luftën civile të Dunicës. Këtu fillon kalvari i Blloshmëve, u vra Hakiu, djali i patrotit Hajdar Blloshmi, dhe dy Blloshmë të tjerë. Ky kapitull për luftën civile të Dunicës është një përgjigje për ata që quhen historianë e që kur shkruajnë për luftën civile në 44-ën, masakrën e Dunicës nuk e prekin dhe nuk e thonë të vërtetën deri në fund. Shkruajnë ata që kanë pasur njerëzit e tyre në gjyqet caktuar nga populli, ose gjyqet partizane që vrisnin njerëz. Nga vendimet që janë marrë atje, janë disa persona që janë dënuar me vdekje me pushkatim. Për këtë arsye nuk i trazojnë ngjarjet deri në fund këta historianë.

Çfarë dokumentesh botoni për herë të parë?

Janë bisedat e sekretarëve të Komitetit Qendror të Partisë, më 1979, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Ramiz Alia, mbi këtë periudhë të historisë që po flasim.

Pas ngjarjeve të Dunicës, çfarë e përkeqëson pozitën e Blloshmëve?

Lufta botërore por mbaronte, por në Shqipëri fillonte tjetër luftë. Më 26 tetor 1944, ekzekutohet bashkë me 36 intelektualë xhaxhai ynë, Azis Blloshmi, ushtarak i lartë në periudhën e monarkisë. Edhe sot është pa varr. Më 1952 arrestojnë dhe dënojnë me 20 vjet burg xhaxhain tonë Hasan Blloshmin. Më 1963 arrestojnë dhe dënojnë babanë, Sami Blloshmi. Më 1976 më thirrën në Librazhd me pretekstin se kisha falsifikuar dokumente për të mos kryer shërbimin ushtarak. Mbas meje arrestuan vëllanë, Vilsonin dhe kushëririn tonë, Genc Leka. Bënë ca akuza të stisura dhe na dënuan të tre me vdekje. Pastaj vendimi për mua u bë 25 vjet, dhe siç e dini, ata të dy i pushkatuan. Dokumentet që tregojnë krimin dhe autorët i keni në libër.

Mbi fatin Blloshmi-Leka, çfarë dokumentoni plus nga botimet paraardhëse?

Emrat e bashkëpunëtorë me shërbimin sekret që ndiqnin Genc Lekën prej vitit 1959 e deri ditën që i vunë hekurat më 31 gusht 1976. Janë informatorët që i provokojnë. Unë nuk kisha dosje operative, nuk merrej njeri me mua. Genci dhe Vilsoni si njerëz të shkolluar e të lexuar, ia vlenin për ta.

Pas arrestit Vilsonin e sollën menjëherë në hetuesinë e Tiranës, në birucën nr. 2. Ai do më tregonte se si flisnin e se silleshin në hetuesi. Atij gjithashtu i kishin propozuar të bashkëpunonte dhe do të shpërblehej për ta nxjerrë jashtë te daja ynë në Belgjikë. Vilsoni është hetuar nga Kadri Hazbiu, që e ka pyetur dhe sakatuar. Im vëlla doli nga hetuesia me dorën e majtë të paralizuar.

Hetuesia juaj, mund ta përshkruani?

Ishte një dhomë apostafat në hetuesi e veshur me sfungjer për të mos u dëgjuar gjë nga brenda. Karrigia dhe tavolina ishte e izoluar në beton. Të tre aty jemi hetuar.

Do ta shikoja më në fund Vilsonin dhe Gencin vetëm në gjyq. Ata ishin afër e afër, ruheshin nga një polic që i kthente pasi ishin kokë e këmbë të lidhur, gjë që e kisha provuar edhe unë kur më dënuan me vdekje.

Për sa kohë jeni hetuar?

Jam arrestuar më 1 prill të 1976 dhe kam dalë në gjyq më 6 qershor 1977.

Si komunikonit me Vilsonin?

E gjeni në libër këtë histori: Një ditë Vilsoni trokiti 36 herë në mur dhe kur unë i përgjigjesha po me të trokitura, ai fërkonte dorën pas murit për të më treguar se nuk ishte ajo përgjigjja. Pra, nuk ishim marrë vesh. Një ditë pasdite, Vili i thotë policit te sporteli: Ti je shumë i zgjuar, dukesh që je me shkollë, por po më the përmendësh germat e alfabetit, do të ma mbushësh mendjen plotësisht se je i tillë. Ti e di që janë 36 germa, A-ja e para, B-ja e dyta e kështu me radhë tek Zh-ja e cila është e tridhjetegjashta. Unë pasi dëgjova bisedën e Vilsonit me policin e kuptova çdonte të thoshte me këtë dhe në darkë kur morëm ushqimin, me bishtin e lugës gërvishta mbi mur numrat, 1,2,3,4 e me radhë deri te 36. Poshtë çdo numri vendosa përkatësisht A, B, C, Ç e me radhë deri te ZH-ja. Pas këtij veprimi trokita në mur. Vilsoni më tha se e kisha kuptuar drejt. Kështu fillova komunikimin edhe me Gencin. I tregonim njëri-tjetrit kur a thërrisnin në hetuesi e për çfarë na pyesnin. Në këtë mënyrë mësova nga Vilsoni si e kishin arrestuar dhe ku.

Çfarë mbani mend nga nata e fundit pranë vëllait dhe Gencit?

Nëna dhe motra ishin nisur për të ardhur në takim. Nuk doja të dilja. Çfarë tu thosha? Nëna kishte kërkuar të takonte Vilsonin. Ishte bërë me vajzë. Atëherë vendosa ti thosha të vërtetën, që Genci dhe Vilsonin janë lidhur kokë e këmbë mbrapa meje dhe nga ora në orë do ti vrasin. Policët ishin në këmbë, dëgjonin dhe nuk flisnin. I thashë nënës ik në shtëpi, shihni punën tuaj. Ke edhe dy djem. Pun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›