E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tritol makinës së një polici

Një shpërthim tritoli ka tronditur sërish Vlorën mëngjesin e sotëm.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen Pavarësia, ku automjetit të një efektivi policie i është vënë tritoli.

Burime për Shekullin bëjnë të ditur se makina i përket policit të forcave të rendit Andi Bega.  Automjeti ishte parkuar para pallatit ku jetonte Bega, ndërsa shpërthimi ka alarmuar banorët e lagjes.

Tre ditë më parë, persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin makinës së kryebashkiakut Shpëtim Gjika, duke e shkrumbuar plotësisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›