Akademia e Shkencës, Todorova , ligjeratë për historinë, debatet e Ballkanin Perëndimor

Në akademinë e shkencave studiuesja e njohur Maria Todorova ka mbajtur ligjëratë për studimet e saj ndër vite kushtuar Ballkanit. Todorova u bë e njohur ndërkombëtarisht me librin e saj “Duke imagjinuar Ballkanin”, i përkthyer në të gjitha gjuhët e popujve të rajonit dhe në shumicën e gjuhëve europiane.
Profesoreshë e sociolinguistikës, gjuhës e komunikimit në Universitetin e Ilinoisit në SHBA, Maria Todorova është pritur në Akademinë së Shkencave në Tiranë ku edhe ka mbajtur dy ligjëratat e saj.
Studimet për Ballkanin historia, debatet dhe vendi i Shqipërisë dhe Ballkani imagjinar 25 vjet më pas.
Ne ligjëratat e saj Todorova shpjegoi format e shumta të Ballkanizmit në burime që variojnë nga kronikat tregtare të Venedikut të shekullit të 16-të, deri te opinionet e viteve 1990 të publikuara në New York Times dhe te dramat e përjetuara ne dy shekujt e fundit ne Ballkan.
Todororava foli edhe për proceset e evropeizmit të gadishullit tonë problematik, raporteve ndëretnike, empative dhe simpative të tyre, perceptimit të njëri-tjetrit në kohë paqeje e konfliktesh, etj.
Vitet e fundme Maria Todorova i ka kushtuar vëmendje të veçantë historisë së ideologjive të majta në Ballkan e në Europën Perëndimore.
Todorova u bë e njohur ndërkombëtarisht me librin e saj “Duke imagjinuar Ballkanin”, i përkthyer në të gjitha gjuhët e popujve të rajonit dhe në shumicën e gjuhëve europiane.
Ky botim është cilësuar si një prej veprave themelore, me interes të jashtëzakonshëm, që lidhet me cilësinë e shkëlqyer të saj si vepër historiografike. Maria Todorova është autore e mbi 15 studimeve monografike kushtuar identiteteve në Ballkan.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/