Sulmi me raketat ruse mbi restorant, 8 persona humbin jetën, mes tyre 3 fëmijë. Plagosen 56 të tjerë

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa ruse në një restorant në Kramatorsk.
Tre nga tetë viktimat janë fëmijë, ndërsa 56 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi i mbrëmjes së të martëa (28 qershor).
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, mund të ketë persona të zhdukur nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit, psikologët, paramedikët e policisë, ekspertët e eksplozivëve dhe ekipet e mjekësisë ligjore vijon punën në terren.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa ka dënuar sulmit, u shpreh se raketat S-300 janë përdorur për të kryer sulmet vdekjeprurëse.
“Pikërisht në përvjetorin e sulmit të terroristëve rusë në Kremenchuk, në qendrën tregtare, kur u vranë 22 persona, egërsirat ruse qëlluan përsëri me raketa në lagjen Kremenchuk. Sot, terroristët rusë granatuan brutalisht edhe Kramatorsk… Fatkeqësisht, ka të vrarë dhe të plagosur. Ndihma po ofrohet. Gërmadhat po pastrohen”, tha ai.
/rtsh.al/