Nata e trete e protestave te dhunshme ne Turqi
Nata e tretë e protestave në Turqi ku sheshet janë rikthyer sërish në një skenë dhune pas vdekjes në 10 shtator të një manifestuesi 20 vjecar në juglindje të vendit. Në Stamboll me mijëra protestues janë përplasur me forcat e policisë. Bombat molotv kanë provokuar zjarre të vogla. Policia që është përgjigjur me gaz lotsjellës ka kryer rreth 20 arrestime. Familjarët e viktimës dhe protestuesit denoncojnë se 20 vjecari ka mbetur i vrarë pasi është goditur me një gaz lotsjellës në kokë nga policia, ndërsa kjo e fundit pretendon se ai është rrëzuar.