E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjeti social twitter ben debutimin ne burse 7 vjet pas krijimit

Vetëm shtatë vjet nga krijimi, rrjeti social Tuiter përgatitet të dalë në bursë, dhe konfirmimi zyrtar është publikuar pikërisht në këtë faqe. Tuiter ka nisur me autoritetet amerikane procedurën e rezervuar për konsolidimin në tregun e aksioneve.
Oferta fillestare publike, i hap rrugën dhe operacionit të bursës më të shumëpritur që kur Mark Zukerberg vendosi të kuotojë Facebook. Me vetëm 140 gërma, Tuiter është kthyer në një mjet komunikimi të preferuar nga miliona ndjekës. Përfshirë këtu figura të njohura, kompani dhe qeveri. I pajisur dhe me një shërbim për videot, vlera aktuale e tij shkon në 7.5 miliard euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›