E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetesime te reja per nivelin e ndotjes ne Fukushima

Disa ditë pasi është vendosur se Tokio do të jetë qyteti që do të organizojë lojërat olimpike të vitit 2020, në vend kanë lindur shqetësime të reja për ndotjen si pasojë e incidentit në Fukushimë. Tepko, kompania e cila drejton impiantin bërthamor të shkatërruar nga tërmeti dhe tsunami i vitit 2011, ka bërë të ditur se janë gjetur gjurmë radiokativiteti në një gropë drenazhi që lidhet me oqeanin paqësor, nga ku kanë dalë me qindra tonelata ujëra të ndotur.
Vetëm disa ditë më parë, kryeministri i vendit Shinzo Abe siguronte komunitetin ndërkombëtar për padëmshmërinë e Fukushimës, që ndodhet 230 kilometra larg Tokios.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›