Shqiptarja që u diplomua shkëlqyeshëm në Edinburg dhe fitoi doktoratën në Oksford
Nga Rozi Theothari
Kur po uleshim ngadalë në aeroportin Heathrow të Londrës, ndaj të gdhirë, në gjithë gjatësinë e krahut të djathtë të aeroplanit u reflektua një ngjyrë rozë e ndritshme. Ishin rrezet e para të diellit të vakët vjeshtak, pas një udhëtimi të lodhshëm nëpër natën e gjatë atlantike. Pastaj çdo gjë u mbulua nga mjegulla e dendur dhe një shi i imët e i mërzitshëm na dha mirëseardhjen në tokën e anglo-saksonëve. Të vizitoni Londrën, qytetin metropolit, i vjetër e i ri në të njëjtën kohë, të gjitha shqisat dhe truri juaj kthehen në një aparat të madh regjistrimi. Ju ecni tërë emocion në rrugët ku ka shkelur Shekspiri, Dikensi dhe Çurcilli. Ju mahniteni që nga stolitë e kurorës mbretërore, tek ndërtesat gotike e stilesh të tjera moderne, statujat, teatrot, muzeumet e mëdha etj. deri tek zhurma e rrëmuja e rrugëve të ngushtuara nga rryma pa fund e makinave dhe e autobuzëve të kuq dykatësh. E kundërta ndodh kur hyn në Oksford mbas një udhëtimi gati dy orësh, me autobus nga Londra. Befasohesh nga një qetësi qiellore e të duket sikur ke hipur në makinën e kohës e ke shkuar dhjetëra shekuj prapa. Një ndjesi të tillë e pata qysh orët e para të mbërritjes në Oksford, për të vizituar familjen e vajzës sime aty. Qyteti mban vulën e ndërtesave të vjetra madhështore të stilit gotik, të vendosura në një rregullshmëri të ngurtë gjeometrike duke krijuar imazhin e një amfiteatri gjigand. Historia e qytetit të Oksfordit fillon në vitin 700 me legjendën e një princeshe saksone e cila, për të shpëtuar nga mbreti lakmiqar, erdhi e u fsheh në një pyll ku dhe ndërtoi një manastir. Një komunitet i vogël filloi të rritet jashtë dyerve të manastirit dhe qyteti filloi të marrë formë e gjallëri, me kishat, tregun, banjat, shëtitoret dhe muret rrethuese që janë ende edhe sot. Por ky qytet i vogël anglez u bë i famshëm qysh në shekullin e dymbëdhjetë kur u ndërtua universiteti i parë në botë në gjuhën anglisht. Gjatë shekujve që pasuan, deri në kohën e sotme, nuk rreshtën së ndërtuari kolegje e biblioteka, qendra kërkimore-shkencore e muzeume etj. nga më të dëgjuarat e më të kërkuarat në botë. Sot numërohen rreth 39 kolegje që i kanë ndërtuar mbretërit, bishopet e kishave dhe pasanikët. Ndërtesat e stilit gotik quhen ndërtesa të arta sepse janë ndërtuar nga gurë të skalisur të verdhë e të fortë që i rezistojnë erozionit dhe kohës. Pothuajse të gjitha ndërtesat ngrihen në formë kështjellash masive oktagonalesh, kupolash dhe kullash me bedena ose me maja të mprehta, sipër të cilave qëndrojnë, sikur ëndërrojnë, kambana, sahatë të rrumbullaktë, zogj metalike, shtiza e shigjeta fluturuese. Të gjitha këto mrekulli pata fatin ti admiroj ditëve të ngrohta të shtatorit duke ecur me vështirësi rrugëve me kalldrëm, e shoqëruar nga njerëzit e mi. Dhëndri im gjerman, doktor i shkencave e studiues në një nga kolegjet e qytetit, gjatë një shëtitjeje, më prezantoi me disa kolegë e profesorë, dy-tre prej tyre emra të dëgjuar në gjithë botën. Sigurisht, në këto situata, njeriu e ndien vehten pak ngushtë, mundohet ti zgjedhë e ti mendojë mirë fjalëtDhe ja tek afrohet e prezantohet ajo, e thjeshta, e mira, buzëqeshura, shkencëtarja shqiptare Migena Bregu, e cila ma shton më tepër hutimin, por dhe gëzimin. E përqafova si të ishim njohur prej kohësh, e mora mënjanë e i fola me zë të lartë, Cila qenka kjo bashkëatdhetarja ime që i paska buzëqeshur fati kaq shumë?
KORÇA – QYTETI I SAJ
Është Migena. Dhe, si një korçare, ska si të mos jetë e gjatë, elegante, me një fytyrë tërheqëse, dy sy gështenjë të mëdhenj, të gjallë e të lëvizshëm. Ndërsa flet të tërheqin vëmendjen buzëqeshja që nuk i ndahet nga fytyra dhe anglishtja e saj me një akcent të admirueshëm. Ecim me Migenën rrugëve të Oksfordit që gëlojnë nga biçikletat, zërat dhe thirrjet e gëzueshme të mijëra studentëve ardhur nga gjithë bota. Pyetjeve të mia të njëpasnjëshme vajza korçare u përgjigjet me modesti ose ndonjëherë ndërron bisedë duke më treguar ndonjë kuriozitet nga qyteti enigmatik i kolegjeve. Ajo ndal hapat para një dyqani të vjetër me mbishkrimin, Dyqani i Lizës. Është fjala për, Lizën në Botën e Çudirave thotë ajo. Autori i Lizës, Lewis Carroll, ka qenë matematicien dhe tregtar i dëgjuar në Oksford. Ngjarjet e librit zhvillohen rreth e rrotull Oksfordit. Në këtë dyqan Liza ka psonisur Ajo kujtoi diçka nga fëmijëria e saj. Isha vajzë e urtë, thotë, pak e mbyllur, por me një dëshirë e kuriozitet për të mësuar. E mbaj mend që fillimin e shkollës e prita me emocion të madh; abetaren e aritmetikën i mbaja tek koka e krevatit, javë përpara se të fillonte shkolla. Shkollën e fillova me një etje për të mësuar çdo gjë. Që në klasën e parë isha e vendosur për të dalë e para e klasës, pasi doja të merrja pjesë në mbrëmjet e nxënësve të dalluar të Korçës, sepse aty jepeshin lodrat më të mira që gjendeshin në Shqipëri. Madje, me naivitetin e fëmijës, e mbaj mend se ndonëse për tre vjet me rradhë dola e para e klasës, mësuesja nuk më propozoi për mbrëmjen e të dalluarve. E zhgënjyer, kur e pyeta mësuesen cila qe arsyeja, ajo mu përgjigj se prindërit e mi nuk ishin punëtorë. Si fëmijë 9-vjeçar që isha, u ktheva në shtëpi duke qarë dhe e indinjuar u thashë prindërve se ishte faji i tyre që mua smë dërgonin në mbrëmjet festive sepse ata nuk ishin punëtore, praspunonin sa duhet! Ky incident ishte përballimi im i parë me doktrinën proletare, kur për herë të parë mu shpjeguan diferencat klasore. Prindërit e Migenës jo vetëm që ishin intelektualë, Bahriu, babai, inxhinier topograf në minierë dhe e ëma, Valentina, inxhiniere pyjesh, por familja e tyre ishte përfshirë tragjikisht në vorbullën e luftës së klasave. Qysh prej atij momenti Migenës iu bë e qartë se do ti duhej të përpiqej të arrinte rezultatet më të larta akademike për të kompensuar mungesën e biografisë së mirë politike. Në një farë mënyre ky u bë dhe synimi i saj në jetë. Qysh në shkollën fillore ajo mori pjesë në olimpiadat e matematikës e në konkurset e letërsisë, që organizoheshin nga Shtëpia e pionierit. Me fillimin e shkollës tetëvjeçare dhe studimin e anglishtes si gjuhë të dytë, Migenës iu hapën dyert e bibliotekave për leximin e letërsisë së huaj. Dalëngadalë filloi edhe ambicia për studimet jashtë shtetit në të ardhmen. Dëshirë që i kishte rrënjët në etjen e madhe të të rinjve shqiptarë për të njohur botën e huaj, për të pasur atë eksperiencë që ishte kthyer në ëndërr, për shkak të mohimit. Kur fillova shkollën e mesme, thotë ajo, i vura vehtes si qëllim që ta mbaroja gjimnazin me Medalje të artë pasi kisha mësuar se qeveria jepte bursa për studime jashtë shtetit, për këta nxënës. Gjatë katër viteve të gjimnazit studiova me këmbëngulje jo vetëm për marrjen e notave dhjeta në të gjitha lëndët, por edhe për pjesëmarrjen në olimpiadat e rrethit, të kimisë e biologjisë, pasi një nga kriteret e marrjes së medaljes së arit ishte dhe fitimi i një çmimi kombëtar në olimpiadat. Isha me fat që në gjimnazin Raqi Qirinxhi në Korçë, kishim disa pedagogë të cilët ishin të predispozuar për të krijuar kurse të avancuara jashtë klase, për të inkurajuar nxënësit që kishin interes për të ecur më përpara se programet në tekstet shkollore. Me ndihmën cilësore që mora nga mësuesit arrita që, në vitin 1993, të fitoja Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë, si dhe Medalje ari, që jepej nga Ministria e Arsimit. Mbas gëzimit dhe festimit në familje të plotësimit të ëndrrës së saj, pasoi zhgënjimi, kur Migena mësoi se qeveria shqiptare nuk jepte bursa për jashtë shtetit. E vetmja mundësi ishin disa bursa nga qeveria egjiptiane për të studiuar në një Universitet Fetar, diçka që spërputhej me aspiratat që vajza i kishte vënë vetes. Atëherë ajo e kuptoi e u bind se duhej të përpiqej vetë për të fituar të drejtën e studim