Natë e Liverpoolit, fitues Gerrard e Henderson

Pas paraqitjes fantastike që patën me Manchester Cityn, futbollistët e Liverpoolit, Stiven Gerrard e Jordan Henderson patën arsye për festë të dielën.
Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Stiven Gerrard është zgjedhur futbollisti më i mirë anglez i vitit nga Federata Angleze. Kapiteni i albionëve u zgjodhë fitues nga votat e tifozëve anglez që gjithsejtë në numër ishin 180 mijë. Gerrard për këtë çmim mposhti konkurrencën e yjeve si Ashley Cole, Lampard, Hart e Wellbeck.
. Lojtari më i mirë i ri anglez është shpallur një tjetër lojtar i Liverpoolit. Jordan Henderson është votuar si lojtari më i mirë anglez. Henderson është kapiten i përfaqësueses U21 të Anglisë./Indeksonline/