Plasë skandali i basteve në futbollin botëror

Organiazata e hetimeve policore evropiane, "Europol" ka zbuluar një rrjet të madh kriminal të cilët mirren me kurdisjen e basteve në futboll."Europol" ka njoftuar se rrjeti mirret me fiksimin e ndeshjeve në 15 vende të botës.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për 380 ndeshje të montuara ku janë të përfshirë 425 zyrtarë të futbollit. Aktualisht janë arrestuar 50 persona të dyshuar për manipulime.
Në mesin e ndeshjeve të manipuluara, ka edhe ndeshje nga Liga e Kampionëve dhe Kampionati Botëror.
Ndër vendet më shumë të prekura në trukime janë Gjermania, Austria, Sllovenia, Britania e Madhe, Hungaria, Holanda dhe Turqia. Skandali thuhet që tani është hetuar dhe se do të nxjerrë në pah emra të njohur në futboll./Indeksonline/