E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala ulet ne stol Kapllani mund Herten

Legjionaret

Altin Lala ka lene tashme pas demtimin e rende dhe pas disa ndeshjesh ne radhet e ekipit amator ne Hanoverit ne Regionalliga me ne fund eshte rikthyer ne ekipin e pare te qytetit. Por nje gje te tille e ka bere nepermjet stolit. Gjate gjithe ndeshjes se humbur 3-0 dje nga Hanoveri ndaj Borusias se Dortmundit mesfushori shqiptar ka qendruar ne pankine. Nderkohe qe sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani dhe Paderborni i tij kane mundur ne shtepine e tyre kryesuesen e Bundesliges II Herten e Berlinin me rezultatin 1-0. Bomberi kavajas e ka nisur ndeshjen si titullar dhe ka qendruar ne fushe per 74 minuta kohe kur edhe eshte zevendesuar nga Brendi. Pak para se te dilte nga fusha Kapllani eshte ndeshkuar me karton te verdhe. Karton te verdhe ka marre dje edhe Bogdani ne humbjen e Cezenes 3-1 ndaj Juventusit ne Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›