Kosove dhunohen gjyqtari e lojtaret
Dhuna ka pushtuar stadiumet ne Kosove. Ngjarja me e fundit ndodhi ne ndeshjen e javes se 15 te Superliges ne Gjakove ndermjet Vellaznimit dhe Prishtines. Ne minuten e 65 kur rezultati ishte 0-2 per kryeqytetasit tifozet vendas goditen me sende te forta vijerojtesin Edmond Zeqiri. Asistenti humbi per disa caste ndjenjat ndersa pas ndihmes se shpejte ai nuk mundi ta vazhdonte me gjykimin. Kjo e detyroi gjyqtarin kryesor Muhedin Ferati ta mbyllte ndeshjen perpara kohe. Situata u perkeqesua kur lojtaret e Prishtines qe mbeten ne fushen e lojes jane goditur me gure nga tifozet. Me keq e pesuan dy futbollistet Viktor Kukaj e Taulant Dajaku te cilet pesuan carje ne koke ndersa trajneri Ramiz Krasniqi pesoi carje ne fytyre. Kjo ishte hera e trete ne harkun e pese diteve qe ne kampionatin kosovar sulmohen gjyqtaret.