Nato maja rripa-rripa o Visho djali
facebook.com/bledi.mane
1./Visho Ajazi lexoje këtë
Qysh 14 vjeçe e kishte njohur. I kishte trokitur rastësisht në derën e shtëpisë dhe pasi e pa ashtu të njomë, të freskët, të pafajshme, të bardhë, joshej porsi bisha tek nuhaste prenë. E ndillte porsi era e lisave lastarë që priste në pyll, ia gurgullonte gjakun nëpër vena si taurinë plot tharm. Nuk ngopej ta kishte të tijën, të tërën. Sakrifikoi grua, fëmijë, shtëpi e katandi derisa e rrëmbeu. E gënjente dhe i fantazonte një të ardhme jashtë çdo realiteti rural, i premtonte se gardhi i fshatit do të shpartallohej e do të ishin të dy të lirë larg, larg. E bëri të tijën e iu fut nën lëkurë. E prekte, e dhunonte, e puthte, e gjakoste, e flakte dhe e merrte sërish. Ishte e tija, e konsideronte të tijën porsi sharrën e druve, porsi lopatën e dheut, porsi lopën e shtëpisë, porsi kovën e pusit që e mbushte dhe e derdhte ku dhe sa herë të donte. E trembte, abuzonte, ia kafshonte mish e shpirt, i futej brenda nga poret e lëkurës dhe i dilte jashtë me dioksidin e mushkërive. Nuk i duheshin tapi komune e kadastrash. Nazmije Visha katër vjet rresht u bë prona e patundshme e Fiqiri Muçës.
Ky i fundit ishte rritur i tillë. Kishte dëgjuar legjenda me stërgjyshër që gratë i konsideronin si zgjatim të epsheve të tyre. Femra kushtonte më pak se lopa dhe vetëm dhuna, seksi, fëmijët dhe punët e shtëpisë ishin arsyet pse Zoti i sillte në këtë jetë. Fiqiriu kish parë nga afër qyshkur ishte i vogël sesi i ati i masakronte të ëmën, sesi nëna e tij rropatej pa fund mes sakrificave dhe tkurrej çdo ditë, sesi femër nuk mund të konsiderohej më, por thjesht një kufomë e gjallë, një zombi që vjen vërdallë. Tani i kishte ardhur radha edhe vetë. Ishte me fat. Kishte dy femra në jetën e tij. Gruan që e braktiste me fëmijët në fshatin e humbur dhe Nazmijen e njomë, të cilën e kish futur nën kthetra si langua i rinuar. Ndjehej mashkull i vërtetë, ndjehej mashkull i kompletuar dhe tashmë asgjë nuk i mungonte. Qielli, pylli, uji i burimit, bashkëshortja, dashnorja, ugari, delet, zogjtë, fëmijët, pemët ishin të tijat. Kishte gjithçka ëndërron një rural edepsëz. Vriste e priste. Priste edhe pishën, dhunonte edhe Nazmijen. Tashmë për të në dispozicion ishte edhe natyra, ishin edhe dy gra. Madje njëra prej tyre në moshën e fëmijëve. Ekzaltim dhe orgazëm permanente derisa plumbat e kallashnikovit ia sharruan jetën porsi lisat që sharronte në Kërrabën e Nazmijes.
***
Sali Berisha porsi Fiqiri Muça iu avit Shqipërisë naive, plot naze dhe të lodhur përsëri në verën e 2005-ës.
I trokiti në derë atdheut të tij pasi e pa ashtu të brengosur, të pafajshëm, të bardhë e kokëulur nga qeverisja halabake e socialistëve të parë. Të qeverisurit e saj i kishte munguar rreth 8 vjet rresht dhe ditën e hipjes në pushtet e kishte fantazuar miliona herë aq sa kur ia dorëzuan çelësat, nuk e besonte ende. Ekzaltohej pa masë dhe filloi ta rrjepë atdheun ca nga urrejtja prej opozitari e ca nga makutëria prej varfanjaku që trashëgonte. Donte t’ia nuhaste çdo qoshkë e skutë, çdo qytetar dhe çdo pëllëmbë tokë donte ta kishte të tijën si fillim e më pas ti shiste. Filloi të konturonte republikën sipas modelit të një bolsheviku bjeshkësh (jo pjeshkësh) dhe ca nga mllefi e ca nga pangopja ushtarëzoi deputetë e ministra, opozitarë e shitës farash kungulli.
Nuk ngopej ta kishte të tijën, të tërën këtë tokë të egër Ballkani. Ia gënjente popullin dhe u fantazonte një të ardhme jashtë çdo realiteti tokësor, u premtonte se gardhi i varfërisë po shpartallohej e po befasonim superfuqi ekonomike me arritjet tona. Dhunshëm e bëri të tijën këtë vend e iu fut nën lëkurë. E prek, e dhunon, e puth, e gjakos, e flak dhe e merr sërish nën sqetull. E vret dhe tallet, thyen rekorde me vjedhjet e aseteve të saj. E ka çnderuar në vite. Është e tija, e konsideron të tijën porsi kullën që la pas te fshati, porsi lopën plot kokalla që milte Sheqerja, porsi kovën e pusit që e mbushte me ujë atje në Viçidolin buzëtharë, porsi bisturia plot gjak që harroi në sallën e operacionit në nëntorin e 1990-s, porsi zemrat e pacientëve që i linte të zbeheshin nga rrahjet sepse nuk mungonte kurrë në mbledhjet e partisë së parë. E tremb Shqipërinë, abuzon me të, ia kafshon mish e shpirt, i futet brenda nga poret e lëkurës dhe i del jashtë me jashtëqitjen e të pangrënit. E ka pronë të tijën e të familjes. Nuk i duhen tapi kadastrash. As VKM-ra, as ligje të votuara me shumicë të cilësuar. E ka të tijën këtë republikë sepse ka shkërdhyer çdo institucion të pavarur, ta dordolecosur kryetarë gjykatash, presidentë, ministra, deputetë, mjekë, intelektualë, studentë… Shqipëria shtatë vjet rresht u bë prona e patundshme e Sali Ram Berishës. Ky i fundit ekzaltohet dhe kalon në orgazëm sa herë që vjedh e tjetërson vota, sa herë që opozitën e strumbullos pas një pabarazie lënduese, sa herë që institucionet e pavarura i kërcënon e kjo lojë do të zgjasë derisa vetë Shqipëria porsi Nazmije Visha të reagojë fuqishëm.
***
Ja pra Visho shiksi pse të kërkoj me ngulm ti lexosh këto rreshta e ti thërrasësh mendjes. Fati e solli që ti të jesh dëshmitar i këtyre reagimeve të idhëta si modeli i Nazmijes. Ty nuk të hiqet nga mendja kollaj 1996-a dhe ’97-a. Si shiks i një SHIK-u halabak e orientalisht të dhunshëm, ti tashmë ke skeduar në memorien e trurit tënd vrasjet, dhunimet dhe çburrërimin që njerëzit (Nazmija) u bënë ushtarëve (Fiqirinjve) tuaj militantë në Vlorë, Peqin, Sarandë…
Ti e di mirë se dhuna dhe kalkulimet e gabuara që të vinin nga presidenca e atëhershme të detyruan të ikje bashkë me eprorin tënd Gazidede në drejtime të ndryshme. Maturia dhe dobiçllëku yt të ndihmuan e nuk të degdisën drejt Turqisë, Sirisë dhe Iranit porsi Gazidede. Ti jetove 12 vjet në Perëndim ndaj kësaj here tregohu më i rafinuar. Mbyll ditët e pleqërisë në paqe me veten e me vendin. Mos fut duar, hundë e militantë nëntëdhjetëeshtatësha në jetën private të qytetarëve, në kutitë e votimit të qytetarëve, në krevatet dhe shtëpitë e kujtdo opozitari. Shërbeji atdheut o kanadezi shkodran i Berishës, shërbeu interesave madhore të sigurisë së vendit e mos lejo që porsi nishan presidence të të mpijë natyra dhe doktori kokë, logjikë, krah e këmbë.
Visho, fukarallëku dhe maskarallëku që ka gatuar qeveria ku ti shërbeje nuk mban më dhe këto muaj të fundit shkrehjeje lëri të rrjedhin natyrshëm. Janë të çuditshëm këta shqiptarët o Visho kryespiuni. Të tolerojnë aq shumë sa rehatohesh prej letargjie plot komfort, por kur shpërthejnë nuk e rruajnë as për nënshtetësinë tënde e as për rekrutët që po bën gati
