Tashmë pashallarët janë të instaluar
Jo pak ndër ne habiten e hidhërohen kur shohin e dëgjojnë se Berisha me ngulm dhe këmbëngulje të pashembullt po kërkon jo vetëm të rishkruhet historia, por edhe të ngrihet një përmendore e Zogut në Tiranë. Berisha po bën atë që di të bëjë më mirë: Instalimin e vetes në histori, e vetmja shtysë që mund t’i japë justifikim, qetësi e garanci atij dhe familjes së tij, derisa harresa kolektive të bëjë shpëlarjen e bëmave e zullumeve të tij të sotme. Nuk ka tjetër rrugë përveçse me ndihmën e historisë të sigurojë imunitetin e pakushtëzuar të vetes. Hollë-hollë një përmendore për Ahmet Zogollin nuk ka dhe aq lidhje me hallin dhe me merakun e pashuar të kryeministrit për rishkrimin sa më drejt të historisë…Madje as me nderimin dhe dashurinë që ka ai për modelin zogollian të qeverisjes, se sa me faktin që një vlerësim për ish-Sulltan salepin (se për Hoxhën, të cilin e ka adhuruar së gjalli, është i dënuar të mos e ngrejë dot!), për ish-mbretin më anadollak e më harbut të Ballkanit (të atij që eliminoi ose me vrasje, ose me shitblerje të gjithë kundërshtarët e vet), do të ligjërojë faktin që ky popull nuk e ka humbur aftësinë gjenetike të harresës, derisa pranon të nderojë edhe ata krerë që e patën braktisur, shkelur, shtypur, poshtëruar, vjedhur, vrarë, handakosur dhe plaçkitur vendin më keq se hordhitë e pushtuesve të huaj.
Një Zog i derdhur në bronz në mes të kryeqytetit do të jetë mishërim i një Berishe të nesërm edhe më lavdimadh, pasi logjika të çon vetvetiu te ky përfundim: Ndërsa Zogu për 15 vjet në pushtet mbahet mend për shitjen e Shën Naumit dhe më pas të të gjithë Shqipërisë, apo për ndërtimin e urës së Matit, si vepra e tij e vetme më “madhore”, Berisha jo vetëm që hapi Rrugën e Kombit, por përmbysi, sipas tij, regjimin më diktatorial të Evropës!...E pra, ndërsa Zogut iu fal arratisja, shitja e trojeve dhe vjedhja e thesarit, atëherë përse të mos i harrohet ‘97-ta, pasurimi i familjes, abuzimet, falja e detit grekëve, “Gërdeci” dhe vrasjet, edhe Berishës?
***
Ashtu si në vitin 2005 pati jo pak analistë të thekur që betoheshin se Berisha duhet të vijë në pushtet se ka ndryshuar, se “nuk është më ai i 1997-ës”, edhe sot ka jo pak që habiten dhe dëshpërohen kur shohin se si dhe përse kryedemokrati Berishë, këto muajt e fundit, një vit para zgjedhjeve, pa i bërë syri tërr as nga ndërkombëtarët (amerikanët) nuk po ngurron të uzurpojë të gjitha institucionet, duke vendosur në krye të tyre jo vetëm sejmenë e shërbëtorë, por dhe njerëz “të dënuar”, të cilët nuk e dredhin dot bishtin e as nuk ikin “në drejtim të paditur”, edhe kur komandanti i taborit bie në opozitë, edhe nëse të vdes politikisht apo në daç fizikisht…
Sipas traditës, në të gjitha sistemet që kanë kaluar nëpër Shqipëri, vartës të kryepashallarëve janë përzgjedhur qëllimisht nga ai soj mercenarësh trushkulur që nuk kanë nevojë as të kontrollohen dhe as të urdhërohen sipas parimit: ‘Pyka shtyn pykën’. Përherë janë gjendur mediokër, gjysmë analfabetë, ata që populli i quan “pa din e pa iman”, njerëz të ndyrë e të përdhosur aq shumë sa të mos guxojnë kurrë, në asnjë rrethanë, të dalin nga rreshti, madje as nga varri i nesërm i faraonit…Këta sojsëzë që kanë rrëmbushur sistematikisht administratën, duke e vithisur fatin e Shqipërisë e duke e bërë zap opinionin publik, pasi kanë dalë nga hiçi, janë armatosur shumë shpejt me karrierë, pasuri, fuqi e famë, falë defekteve e gjynaheve morale, dosjeve të vjetra e të reja, por edhe mangësive të theksuara intelektuale… Janë nëpunës që mbeten deri në vdekje “qëndrestarë” të përkorë e besnikë jo dhe aq të partisë, se sa të kryepashait, se nuk kanë asnjë rrugëdalje tjetër…Me ta ngrihet, mbrohet e ngjizet pushteti i pakufizuar i sovranit, i mbretit, i sekretarit të parë, i Presidentit apo i kryeministrit të radhës jo vetëm dje, as vetëm sot, por veçanërisht për nesër. Me një kod të pashkruar është qethur e “pastruar” në ’44-ën, në ’92-in, në ’97-ën, e pas 2005-ës e gjithë administrata publike e nivelit të ulët, por tanimë duket se ka mbetur shumë pak kohë të kryhet edhe operacioni përfundimtar në nivelet më të larta të institucioneve…Sepse, në rast të humbjes së pushtetit në vitin 2013, (rotacion që pritet të ndodhë), i gjithë mekanizmi shtetëror, bashkë me Presidencën, KLD, KLSH, policinë, RTSH, gjykatat, Agjencitë e kthimit të pronave e të legalizimeve, SHISH e Prokurorinë duhet të vihen e të mbeten nën hyqmin e partizanëve drumepre, të cilët do t’i jenë borxhli përjetë Doktorit….
Kësisoj, edhe po të ndërrohen kuajt e karrocës qeveritare, lipsen të emërohen që tani vetëm ata drejtues që me prova konkrete kanë dëshmuar se janë të gatshëm të vënë kokën, nderin e namuzin në satër, për kryeministrin e familjen e tij, edhe kur ky të ketë rënë nga kali. Berisha po siguron pensionin e nesërm të tij, sigurisht jo atë që merret në zyrat e Postës, po atë që fshihet dhe ruhet në arkivin e kujtesës kombëtare.
Para këtij qëllimi jetik është e kotë: Tanimë atë nuk e ndal dot kurrkush, as Arvizuja.
***
Kjo që po ndodh me kaq shpejtësi tregon që Berisha, më mirë se kushdo e di se vitin që vjen ai do të lërë pushtetin me hir e pahir…Prandaj, vetëm duke instaluar besnikë në të gjithë piramidën e sotme shtetërore, ai dhe familja mund të jenë, edhe pa pasur pushtet ekzekutiv, të qetë, të garantuar dhe të sigurtë jo në egzil, por këtu në Shqipëri…Në të gjithë ish-Lindjen është provuar se, po pate mbështetjen e një kontingjenti të shtuar e të fuqizuar mercenarësh, nëse ke siguruar pasuri të pakufizuar, të tundshme e të patundshme, me një hordhi jeniçerësh partiakë, tribalë e krahinorë, të instaluar në të gjitha nivelet e administratës, nuk ka vlerë heqja apo mosheqja e ligjit për imunitetin, për të cilin po bëhet aq shumë zhurmë e bujë asgjë. Sepse atëbotë nuk do të ketë as ligj e as Maliq të dënojë e të ndëshkojë pashallarët e sotëm, sado zullume të kenë pas bërë. Kush nga pashallarët e djeshëm socialistë u dënua, edhe pse ata u quajtën klan i Zemunit, kartele të drogës? Mos vallë Berisha e kishte të vështirë t’i ndëshkonte? Nuk e bëri, jo se nuk kishte prova, por se një pjesë syresh do t’i përdorte si aleatë, kurse pjesa tjetër do të shërbente si tabelë qitjeje dhe si model i kulturës së mosndëshkimit.
Tashmë nuk ka qytetar që nuk e di se pavarësisht se gjëja më e kollajtë tek ne është shitblerja e fuqisë së pushtetit e sidomos e pushtetit të Drejtësisë me para, me ryshfet, emërime e shpërblime meritash e pasurish nën e mbi dorë, nuk ka post që nuk mund të pushtohet; nuk ka turp, faj, krim, vjedhje, pronë, abuzim e mëkat publik që të mos shpëlahet, manipulohet e të shitet nesër si meritë e si lavdi…E pra, jo vetëm rasti i Zogut e provon dhe e pohon më së miri këtë të vërtetë të hidhët! Janë pafund në këto 21 vjet emrat dhe shembujt e zyrtarëve të lartë të cilët, në vitin 1997, për shkak të abuzimeve dhe të frikës popullore u arratisën e ikën në “drejtim të paditur”, por pasi u kthyen në vitin 2005, u emëruan, graduan e u shpërblyen me poste akoma më të larta. Në asnjë shoqëri normale nuk shpërblehen dezertorët!
Por Berisha këtë e ka bërë për disa arsye: Duke ricikluar nëpunësit me njolla krimi e faji jepet mesazhi që kryeministri jo vetëm që nuk të braktis, por nuk lë kurrkënd të të ndëshkojë, sigurisht po t’i mbetesh besnik deri në vdekje, dhe, së dyti: Kësisoj ligjërohet kultura e pandëshkueshmërisë, kulturë që do të vlejë nesër si alibi edhe për atë vetë. Është pikërisht kjo aftësi qeverisjeje që jo vetëm i shton, por edhe i çimenton radhët e mercenarëve rreth tij.
***
Tashmë mund të thuhet që tek ne janë instaluar përfundimisht pashallarët, ca të kuq e ca blu, të cilët kanë të përbashkët sistemin “demokratik” të fuqisë dhe të tahmasë së pakufizuar… Kështu, për sa kohë je në pushtet “bjeri me top, bëj ç’ke për të bërë, siguro pasuri e katandi e ik tutje” jo vetëm për një brez, por për të gjithë xhinsin, me soj e sorollop! Po e le mundësinë e zhvatjes për nesër, kur të jetë privatizuar e ndarë pasuria kombëtare, do të mbetesh me gisht në gojë”. Ky ishte mësimi i parë që mësuan pashallarët tanë kuqeblu.
Por ja që këto 21 vite provuan se nuk mjaftuaka vetëm sigurimi i pushtetit politik, i një posti, i një ofiqi, grade, pasi edhe në një pluralizëm të cunguar, nuk ka pushtetarë të përjetshëm. Tash pashallarët po kërkojnë të instalohen jo vetëm nëpërmjet kapjes së pushtetit ekonomik, nëpërmjet zgjerimit e shumëfishimit të pasurive të tundshme e të patundshme, të fshehura në tapi, nëpër banka të huaja, apo edhe “nëpër mure”, por po kërkohet, nëpërmjet putinizimit të qeverisjes, edhe garanci, edhe mbrojtje, edhe imunitet absolut i pakufizuar jo nga shoqëria e ligjet e saj, por nga historia, që nesër, pra edhe kur të mos jenë në këtë botë e kur nipërit e mbesat mos i kenë më “engjëjt mbrojtës”, ata të mbeten të paprekshëm e, pse jo, edhe monumentalë.
Por nuk janë as të parët e as të fundit që e kanë ëndërruar këtë “podium” e që, megjithatë, kanë përfunduar në kosh të plehrave të historisë!