Natyra dhuron spektakël në Darëzezë, Delfini afrohet pranë bregut dhe mahnit pushuesit

Një delfin është shfaqur përgjatë ditës së sotme në ujërat e cekëta të bregdetit të Darëzezës, duke dhuruar një pamje të rrallë për të gjithë banorët dhe pushuesit e pranishëm në zonë.
Prania e gjitarit detar pranë vijës bregdetare ka tërhequr menjëherë vëmendjen e vizitorëve, të cilët kanë ndjekur nga afër lëvizjet e tij në ujë. Kjo shfaqje e papritur është konsideruar nga të pranishmit si një tjetër dëshmi e pasurisë natyrore dhe e gjallërisë detare që karakterizon këtë zonë bregdetare.
Prania e delfinëve në ujërat e cekëta të bregdetit mbetet një ngjarje e veçantë për turizmin lokal, duke pasuruar përvojën e pushuesve që zgjedhin brigjet e Darëzezës gjatë sezonit.
/rtsh.al/