Natyrisht qe duam te behemi kampione bote
2006 eshte shume larg dhe ne te gjithe jemi gati per pak action ne vere - mendon Maren Meinert. Trainerja e kombetares se futbollit per femra pati mjaft action me grupin e te rejave nen 20 vjec ne stadiumet e mbushura futbollistet e reja luajten kete vere ne Gjermani nje kampionat fantastik dhe ne fund moren te merituar titullin kampion bote.
Kjo ishte nje lloj prove gjenerale. Ne jemi shume krenare qe kemi kampionatin boteror. Ne gezohemi dhe e dime se mund te mbeshtetemi tek publiku ne Gjermani thote Meinert. Ketu te gjithe e adhurojne futbollin dhe aktivitetet e medha jane shume te preferuara.
Sfond rekordesh
Me shume se 350.000 bileta jane shitur deri tani pra me shume se gjysma e totalit. Ndeshjet gjermane qe tani terheqin masat e sportdashesve per ndeshjen e hapjes ne Berlin jane shitur gati gjysma e biletave.
Nje stadium olimpik me 75.000 vende me bileta te shitura plotesisht do te ishte nje rekord evropian ne futbollin per femra thote sekretari i pergjithshem i Liges Gjermane te Futbollit DFB Wolfgang Niersbach.
Pergjegjesit kane objektiva ambicioze Ne duam te arrijme qe te shiten te gjitha biletat jo vetem ne ndeshjet ku luan ekipi gjerman thote Doris Fitschen menaxhere e kombetares gjermane te futbollit per femra.
Ne kete mes nje rol te rendesishem luan moti ne muajt kur zhvillohet kampionati qershor dhe korrik por edhe reklama per kampionatin ne Gjermani. Ne pllakate spote publicitare ne televizion dhe ne revista sportive DFB ben reklame per kampionatin ne Gjermani.
Futboll femrash ne nivel te larte
Sigurisht ekipi gjerman eshte kandidat per titull pasi eshte mbajtes i titujve kampion bote dhe Evrope por konkurrenca eshte bere e forte. Do te jete nje kampionat plot emocione thote Fitschen. Ka disa ekipe te cilat jane vertet te mira. SHBA eshte gjithnje nder favoritet kryesore. Brazili por edhe ekipe si Koreja e Veriut dhe Nigeria nuk duhen nenvleresuar. Dhe sigurisht nuk duhen harruar ekipet evropiane si Norvegjia dhe Suedia.
Futbolli i femrave vitet e fundit eshte bere gjithnje e me cilesor jo vetem ne Gjermani.
Natyrisht ne duam te behemi kampione bote. Por e dime gjithashtu se nuk do te jete e lehte. Kemi trysni te madhe nga publiku ekipet e tjera kane permiresuar cilesine e lojes dhe ndeshjet do te jene te veshtira thote menaxherja e kombetares Doris Fitschen.
Nje Barbie futbolliste per kampionatin
Sa me shume afrohet kampionati aq me i madh behet edhe interesi nga ekonomia. Buxheti eshte mbuluar pergjysme nga gjashte sponsore kombetare por per menaxheren Fitschen dhe pergjegjesit e tjere per financat ka ende shume per te bere. Krahas posterave gotave dhe tekstileve do te kete edhe foto per koleksion. Menaxherja Doris Fitschen eshte vecanerisht krenare per nje produkt te ri per tifozet Nga muaji mars do te hidhet ne treg nje kukull Barbie me fanellen origjinale te kombetares. Une personalisht jam shume e gezuar per kete.
Autor Olivia Fritz / Eliana Xhani
Redaktoi Sonila Harasani