E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debimi i te huajve kriminele - Referendum ne Zvicer

Zviceranet sipas perllogaritjeve te para kane votuar sot ne masen 53 per nje nga ligjet me te ashpra per te huajt ne Evrope. Sipas televizionit zviceran shumica ka votuar pro projektligjit i cili do te lejonte qe te huajt kriminele te mund te deboheshin menjehere nga Zvicra pas denimit te tyre. Arsye per debim mund te jene sipas ketij ligji pervec krimeve kapitale edhe perfitimi i ndihmes sociale permes mashtrimit. Iniciativa per kete ligj erdhi nga partia konservatore Partia Popullore Zvicerane SVP. Kryetari i kesaj partie Toni Brunner eshte shprehur Rreth 70-80 e te burgosurve ne burgjet zvicerane jane te huaj dhe me qellim qe te rrisim sigurine ne Zvicer partia popullore synon debimin e krimineleve ne te ardhmen. Pas ketij rezultati pritet te anullohet edhe kunderpropozimi qe parashikon verifikime ligjore te metejshme te rastit perkates sic eshte e zakonshme ne vendet e BE-se si Gjermania.

Mbeshtetesit e kesaj ideje pretendojne se emigrantet jane me se shumti pergjegjes per krimet ne Zvicer dhe se nuk duhet te lejohen te qendrojne aty. Kundershtaret e kesaj ideje thone se projektligji nuk do ti ndalonte krimet qe gjithsesi jane te uleta por mund te deboje shume prej atyre qe kane jetuar gjithe jeten e tyre ne Zvicer.

23 e popullsise ne Zvicer jane te huaj

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Poster i Partise Popullore Zvicerane

Kjoeshte nje nga kuotat me te larta ne Europe. Meqenese kombesia zvicerane nuk merret automatikisht shume te ashtuquajtur emigrante jetojne ne Zvicer qe kur kane lindur megjithate Patrick Freudiger i Partise se djathte Popullore Zvicerane mendon se ata nuk duhet te qendrojne aty ne qofte se sillen keq.

Ne kemi ne Zvicer dy lloje te huajsh. Te huajt qe duan te punojne dhe respektojne ligjet tona keto te huaj jane te mireseardhur. Pastaj kemi te huajt e tjere te cilet nuk duan te punojne.

Partia popullore zvicerane po ben fushate te ashper qe grupi i dyte i te huajve te jete i detyruar te largohet nga vendi dhe shume zvicerane pajtohen me kete. Te huajt qe nuk jane te integruar ne Zvicer dhe ne sistemet tona dhe kryejne delikte eshte e qarte se duhet te largohen nga vendi. Mendoj se kur te huajt vijne ketu ata duhet ti pershtaten Zvicres duhet te marrin mentalitetin tone dhe natyrisht nuk duhet te kryejne krime.

Keta njerez duhet te dalin jashte dhe eshte e ndaluar te kthehen. Nuk eshte e lejuar qe ata te kthehen ne vendin tone.

Kunder krimit apo kunder te huajve

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zvicra nder vendet me numrin me te madh te te huajve ne Evrope

Sigurisht jo te gjithe e kane me te vertete te qarte nese propozimi i largimit nga Zvicra vlen per kriminelet te huajt qe nuk integrohen apo thjesht per te huajt ne pergjithesi. Analisti politik Georg Lutz beson se kjo eshte e gjitha pjese e strategjise se gjere populiste. Vitin e ardhshem ka zgjedhje te pergjithshme dhe politikat kunder te huajve sjellin vota.

Ky votim nuk ka te beje me disa ceshtje komplekse ligjore per menyren se si te veprojne me disa tipa te vecante kriminelesh te huaj ajo qe duan te bejne shumica e njerezve ne kete votim eshte te deklarohen kunder te huajve dhe ky eshte motivacioni kryesor.

Nderkohe ne komunitetet e huaja jane te alarmuar. Ata e ndiejne veten te vene ne shenjester ne posterat e partise popullore qe i paraqesin disa grupe etnike si fajtore per krime te caktuara. Ivani eshte perdhunues Ismiri mashtron sigurimet sociale Detleffi eshte abuzues femijesh. Moreno Casasola qe i ka jetuar te 31 vitet e tij ne Zvicer mendon se nuk ka asnje menyre per te mbrojtur veten. Nuk mund te thuash se te gjithe ne Zvicer qe nuk jane 100 zvicerane kane tendence te jene kriminele dhe kjo eshte ideja e ketyre posterave. Ata japin nje mesazh te pergjithshem qe te gjithe te huajt priren te jene kriminele dhe kjo me prek edhe mua. Dhe per te huajt problemi eshte se ata nuk mund te votojne keshtu qe nuk mund te mbrojne veten. Me duket se po tregohen me gisht por ata nuk jane ne gjendje te pergjigjen ky eshte problemi.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Tjeter ligj per te huajt tjeter per zviceranet

Sondazhet e fundit te opinionit tregojne se votuesit do ti thone po propozimit per debimin. Ne qofte se e bejne kete Zvicra do te kete ligjet me te rrepta te deportimit ne Evrope disa argumentojne se ato do te cenojne konventen evropiane per te drejtat e njeriut. Ndoshta me e rendesishmja per tu theksuar eshte se nje votim pro do te jete nje sinjal i qarte per komunitetin e madh te te huajve te Zvicres qe duke u nisur nga ai moment do te kete nje ligj tjeter per to dhe nje tjeter per zviceranet.

Autor Imogen Foulkes/Angjelina Verbica

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›