E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nauru njeh pavarësinë e Abkhazisë

Dokumenti zyrtar për stabilizimin e marrëdhënieve diplomatike u firmos sot në Sukhimi, kryeqyteti abkhaz, nga ministri i Jashtëm i Abkhazisë, Serghiei Shamba dhe ai i Naurut, Kieren Keke. Nauru është vendi i katërt që njeh pavarësinë e Abkhazisë pas Rusisë, Venezuelës dhe Nikaraguas.
     
Nauru, që ndodhet në mes të Oqeanit Paqësor, në veri të Australisë, ka një sipërfaqe prej 21.3 kilometra katrorë dhe një popullsi rreth 14 mijë banorë. Pavarësinë e fitoi në vitin 1968 dhe në vitin 1999 u anëtarësua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në vitin 1987 Nauru vendosi marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik.
     
Presidenti abkhaz, Serghiei Bagapsh, i cili fitoi një mandat të dytë nga zgjedhjet presidenciale të së shtunës, u shpreh i kënaqur nga njohja e re dhe deklaroi se "njohja e Abkhazisë do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme".
     
Abkhazia shpalli pavarësinë e njëanshme nga Gjeorgjia dhe nga rajoni tjetër separatist filorus, Osetia e Jugut, menjëherë pas luftës ruso-gjeorgjiane të gushtit 2008.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›