Gostivar, 14 mijë firma kundër maqedonishtes
Mbledhja e 14 mijë nënshkrimeve, të cilat janë grumbulluar në disa qytete të Maqedonisë, është kundër vendimit qeveritar ku nxënësit shqiptarë detyrohen që në moshën gjashtëvjeçare të mësojnë tre gjuhë të huaja, që nuk është e njëjtë edhe me fëmijët e nacionalitetit maqedonas.
Sipas Valon Kurtishit, nëse Ministria e Arsimit nuk e tërheq vendimin, atëherë është paraparë që në fillim të janarit 2010 si shoqëri civile do ta dërgojnë kërkesën në gjykatën kushtetuese. Nëse edhe nga ky institucion nuk merret një rezultat pozitiv, atëherë në bashkëpunim me këshillat e shkollave do vendoset që të bojkotohet ora e gjuhës maqedonase. Si mjet i fundit demokratik mbetet organizimi i protestave të qytetarëve dhe nxënësve.