E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazizmi dhe Ministria e Jashtme gjermane

Libri

Periudha naziste ishte e veshur edhe me mitin se Ministria e Puneve te Jashtme ishte kopshti i rezistences pasive ndaj nazisteve. Historia e MPJ e botuar se fundi tregon se ajo ka qene aktive ne shfarosjen e cifuteve. Po eshte tronditese qe diplomatet gjermane kane qene bashkorganizatore te Holokaustit dhe kane marre pjese ne zbatimin e tij. Eumlshte e pabesueshme se sa shume prej personelit te dikurshem te MPJ vazhdoi te punonte ne kete ministri pas vitit 1945 persona qe kishin marre pjese ne shfarosjen e cifuteve bene ne kete ministri karriere duke mbrojtur njeri-tjetrin qe te mos zbuloheshin. Por po kaq e pakuptueshme eshte qe zgjati 65 vjet derisa keto fakte te depertonin ne ndergjegjen e opinionit te gjere gjerman. Edhe pse studime te tilla ka pasur edhe me pare. 1979 u botua libri i nje historiani britanik per bashkeveprimin e MPJ per te ashtuquajturen zgjidhjen perfundimtare shfarosjen e cifuteve ne Europe. Ne te pershkruhet pjesemarrja konkrete e MPJ nenshkrimi i urdhrave per deportimin e cifuteve dhe se si MPJ u be pjese sistematike e makinerise naziste te shfarosjes.Po ashtu qe ne vitet 1950 ka pasur deshmi te qarta qe MPJ nuk ishte kopsht i rezistences pasive ndaj Hitlerit sikurse e paraqiste veten pas luftes. Thene shkurt ka pasur shume gjera qe diheshin. Dhe thuajse te gjitha u harruan. Perballja gjermane me te kaluaren naziste dhe Rajhun e Trete nuk ka qene aq shembullore sa mendohet ne bote. Edhe ajo eshte nje histori e harreses dhe e anashkalimit. Elitat e kane penguar shpesh me ndergjegje konfrontimin me te kaluaren e tyre. Dhe opinioni publik e lejoi nje gje te tille. Si mund te ndodhte nje gje e tille Pas vitit 1945 shoqeria gjermane ishte gjithe kohes ne kerkim te Gjermanise tjeter asaj te mires - Gjermanise tjeter e cila kishte mbetur e pafajshme e cila ndoshta nuk kishte bere rezistence te hapur por qe nuk e kishte perqafuar ideologjine naziste e cila kishte mbetur rezistente qe e kishte refuzuar marrezine naziste dhe per te cilen ndoshta mund te ishe krenare. Meqenese donte nje fillim te ri Gjermania e re besonte se nuk mund te jetonte me peshen e nje faji teper te madh. Dhe keshtu filluan te thuren mite fillimisht miti se shume gjermane moren vesh per Holokaustin prej aleateve pra ne vitin 1945. Vetem nje grup i vogel perreth Hitlerit kishte dijeni se cndodhte ne kampet e perqendrimit si ne Aushvic apo Dashau. Gjermanet nje popull qe e kishin marre ne qafe. Ky pozicion ishte natyrisht edhe nje lloj reagimi ndaj tezes po aq te padiferencuar te aleateve per fajin kolektiv te gjermaneve. Me pas miti i ushtrise gjermane i Vermahtit Wehrmacht Ushtaret gjermane nuk kishin marre thuajse fare pjese ne krimet e Hitlerit dhe vec kesaj gjithcka ishte bere se keshtu ishte dhene urdhri. Te dy keto mite jane hedhur disa dekada me vone poshte prej studiuesve. Ne vitet 1970-te jane botuar shume studime libra dhe jane organizuar ekspozita. Pjese te tera te popullsise jo vetem qe e dinin se perse miqte apo fqinjet e tyre cifute zhdukeshin papritur por madje ndihmonin per kete gje. Ushtaret kane marre pjese vullnetarisht ne pushkatimet e cifuteve dhe me urdher. Megjithate zgjati deri ne vitet 1990 qe keto gjera te beheshin pjese e diskutimeve publike dhe te cmitilogjizoheshin. Nje nder vendet e fundit ku miti i Gjermanise tjeter vazhdonte te ekzistonte ishte MPJ. Lidhjet e diplomateve ishin ndoshta shume te mira ndoshta ishte respekti i madh per ish-presidentin gjerman Richard von Weizsaumlcker babai i te cilit nje nga diplomatet kryesore ne MPJ ishte nje nga shtyllat e ideologjise naziste ne MPJ. Por shume e madhe ishte edhe deshira e gjermaneve per ate Gjermanine tjeter prej se ciles ka pasur shume me pak nga sa besonin shumica e gjermaneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›