Fatjon Sefa kercenon Dinamon Me teper hapesira ose iki ne janar
Fatjon Sefa kercenon Dinamon. Sulmuesi kerkon me teper hapesira ne radhet e bluve kryeqytetas ne te kundert thekson se nuk e perjashton mundesine e largimit gjate merkatos se janarit. Prej emerimit te trajnerit Luis Manuel Blanko lushnjari ka vuajtur mungesen e hapesirave. Gjate ketij sezoni 26-vjecari po perjeton momentet me te veshtira te blute qe prej transferimit ne veren e vitit 2008. Bakaj dhe Martinena jane titullare te padiskutueshem ne formacionin e teknikut argjentinas ndersa bomberi shtatlarte eshte detyruar te qendroje ne stol. Kjo pavaresisht faktit se gjate sezonit te kaluar ai ishte nje prej protagonisteve kryesore ne fitimin e titullit kampion ne edicionin e dominuar nga Dinamo Sefa realizoi 13 gola duke qene golashenuesi i dyte me i mire i skuadres me dy rrjeta me pak se Elis Bakaj.
Te henen ne sfiden ne fushen e Kastriotit Sefa do te rikthehet ne 11-shen e pare pikerisht prej mungeses se Bakajt. Pas shtate ndeshjesh ne Kategorine Superiore sulmuesi do te kete mundesine te tregoje vlerat e tij. Ne fakt lushnjari eshte aktivizuar si titullar vetem gjate dy javeve te para te kampionatit te cilave u shtohen edhe starti nga minuta e pare ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise ku Dinamo fitoi 2-0 ne fushen e Luzi 2008. Duke llogaritur qe tashme eshte ne kulmin e moshes situata e krijuar te Dinamo eshte e papranueshme per Sefen. Lojtari konfirmon se do te jape me te miren ne takimin ne Kruje te vlefshem per javen e 9-te te aktivitetit elitar ne vend ndersa thekson se nese gjerat nuk ndryshojne largimi mbetet nje opsion. Do te mundohem te jap maksimumin per skuadren ne kete ndeshje perballe Kastriotit. Megjithate kjo sfide eshte mjaft e rendesishme per mua qe te tregoj vlerat e mia. Te henen por edhe ne takimet deri ne fund te vitit 2010 kur do te me jepet mundesia do te luaj mbi te gjitha per te fituar vendin e titullarit ne skuader deklaroi sulmuesi. Nese deri ne janar situata nuk do te permiresohet une do te shoh mundesine qe te largohem nga Dinamo pasi jam ne nje moshe qe nevoje te luaj me vazhdimesi.