E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolaneci Piramida seshte e Enverit eshte ndertuar me leket e popullit

Klement Kolaneci arkitekti kryesor ne ndertimin e Piramides kundershton shembjen e saj. Duke pranuar se gjithcka ndodh per funksionin e meparshem si muze i ish-diktatorit Kolaneci kujton se ajo eshte nje godine historike. Sipas tij eshte normale qe godina te kete nje funksion te ri qofte edhe si parlament

Duke u distancuar nga qendrimet politike si arkitekti kryesor i Piramides Klement Kolaneci kundershton prishjen e saj. Kerkon disa here te theksoje se gjykimi i tij mbeshtetet mbi kritere profesionale dhe jo te rolit te tij ne familjen Hoxha si bashkeshort i vajzes se Enverit. Sipas tij Piramida eshte nje objekt historik qe nuk duhet prishur por duhet rifunksionalizuar. Kolaneci kujton se ky objekt pavaresisht funksionit si muze i ish-diktatorit eshte nje investim qe ka kushtuar. Te gjitha godinat e vjetra qe prishen e qe jane prishur edhe me perpara e lene kete qytet pa memorien e tij historike. Kjo nuk do te thote qe une te fshihem pas ketij fakti per rastin e asaj qe quhet Piramide. Eumlshte nje objekt i ndertuar se pari me djersen e leket ketij populli dhe duhet shfrytezuar. Gjeja me e thjeshte eshte ta prishesh thekson Kolaneci i cili ne intervisten e meposhtme tregon te gjitha arsyet se pse kjo godine nuk duhet prishur por i duhet dhene nje funksion te ri.

Zoti Kolaneci a mendoni se eshte politik vendimi per prishjen e Piramides dhe ngritjen e nje godine te re

Une nuk mund te gjykoj vendime qe merren nga institucione te tilla si Parlamenti apo Keshilli i Ministrave. Si autor kryesor ne ngritjen e kesaj godine se bashku me koleget mi nuk arrijme te kuptojme faktin e prishjes. E dime shume mire se ne te gjitha koherat kane ndodhur transformime apo rikonstruktime te godinave ne harmoni me kerkesat e kohes. Interpretimin politik nuk me takon mua ta bej. Eumlshte shume e thjeshte te mendosh qe ne ne mendimin tone mund te jemi edhe disi subjektiv sepse pavaresisht nga vlerat qe ka ky objekt eshte krijesa jone ku kemi punuar me pasion dhe ne harmoni me logjiken e kohes. Nuk eshte bere me pretendimin qe artificialisht te krijosh dicka tjeter. Nuk besoj qe cdo njeri tjeter qe do te ngarkohej me nje detyre te tille ne ate kohe do te sillej ndryshe. Per ta pergjithesuar rastin te gjitha godinat e vjetra qe prishen e qe jane prishur edhe me perpara e lene kete qytet pa memorien e tij historike. Kjo nuk do te thote qe une te fshihem pas ketij fakti per rastin e asaj qe quhet Piramide. Eumlshte nje objekt i ndertuar se pari me djersen e leket ketij populli dhe duhet shfrytezuar. Gjeja me e thjeshte eshte ta prishesh. Eumlshte kollaj te prishesh dhe veshtire te ndertosh. Une nuk i trembem interpretimit te karakterit politik por sme takon mua ta gjykoj. Une nisem me logjiken e thjeshte qe nuk jane njerezit qe gjykojne kohen eshte koha qe i gjykon njerezit.

Kjo godine ka sherbyer si muzeu i ish-diktatorit. Eumlshte pikerisht ky funksion qe ka cuar ne kete vendim

Mendoj se eshte e qarte qe ndodh per kete arsye. Nuk eshte se vendimi per prishjen u mor pas nje analize per vlerat arkitekturore qe perfaqeson kjo godine aspektin funksional per faktin e nderhyrjes se siluetes se saj ne ate qe quhet panorama e qytetit ose ne planin e organizimit urban. Si godine nuk mendoj se paraqet vlera negative ne arkitekture. Eumlshte e drejte e cdonjerit qe te gjykoje sipas nje menyre te caktuar per funksionin qe ajo ka pasur ne ate periudhe. Kete nuk mund ta vendos une. Historia ka treguar se sistemet zevendesojne njeri-tjetrin por ndertimet kane mbijetuar. Nese do te bejme paralelizma ne kuptimin arkitektonik do te kujtoja Haxhija Sofia ne Stamboll kisha qe nuk u prish por u kthye ne xhami. U vendos qe ky objekt te ritransformohej dhe ne ate periudhe lufta politike qe shume e ashper. Kryeministri Berisha u shprehu gjykimin e tij mbi kete objekt. Si autor nuk me takon te diskutoj interpretimin politik por mundesia per ta rikuperuar si investim eshte shume reale. Personalisht nuk jam dakord me prishjen. Une jam nje individ nje qytetar por edhe nje nga krijuesit e saj dhe ne kete rast gjykoj si arkitekt.

Qendrimi juaj mbetet vetem qytetar

Qendrimi im mbetet brenda te drejtave ne realitetin shqiptar. Nuk e mohoj pjesen time ne ate familjeKolaneci eshte i martuar me Pranveren vajzen e Enver Hoxhes por ne kete rast nisem mbi bazen e eksperiences sime si arkitekt per aq sa kam kuluture por edhe me eksperienca te ndryshme boterore se si sillen ne keto raste. E mbeshtes kete gjykim edhe mbi bazen e nje eksperience personale qe kam me rikonstruksionin e Pallatit te Brigadave ne vitin 1983. Jo per zgjuarsine time mu tha qe gjate rikonstruksionit te mos prish stemat e fashizmit por vetem ti mbuloja ato. Kjo me dha te kuptoj se ato jane pjese e historise. Sistemi ishte ai qe dime te gjithe por ato stema nuk u prishen. Ne kete kuptim une si qytetar dhe si arkitekt nuk pretendoj te mesoj te tjeret. Thjesht them te verteten si e gjykoj une.

E keni vizituar kohet e fundit Piramiden per gjithe transformimin qe i eshte bere nga brenda

Me kete variantin e fundit jo. Kam punuar ne nje variant per ta kthyer ne teater per ti dhene nje kuptim kesaj godine qe te mos mbetej objekt pa funksion.

Ju jeni dakord me nje rifunksionalizim te saj

Eumlshte krejt normale qe te ndodhe kjo. Nese behet teater klasik apo alternativ eshte diskutim tjeter. Eumlshte e domosdoshme te kete nje funksion qe te jete ne harmoni me kohen e sotme.

Nese flasim nga pikepamja arkitekturore ajo eshte nje godine e qendrueshme ne strukture apo jo

Sigurisht qe po. Kjo jo vetem prej formes se saj. Nganjehere ndertimet pa leje jane ato qe te krijojne frike nese je i sigurt brenda tyre apo se mbi cbaze eshte ndertuar projekti.

Si nje prej autoreve kryesore te Piramides keni menduar te kerkoni te drejten tuaj

Une e perseris qe jam autori kryesor pasi Piramida eshte ndertuar me bashkeautorePranvera Hoxha Pirro Vaso Vladimir Bregu. Patjeter qe te drejtat do ti kerkojme ne harmoni me rregullat e lojes. Tani per tani une nuk e kam menduar kete gje sepse per momentin jane disi teorike. Di vetem qe pas vitit 2012 do te jete taksative per shqiperine respektimi i te gjitha te drejtave e nje prej tyre eshte edhe e drejta e autorit. Ne kemi te drejten e autorit por ne asnje menyre te drejten e pronareve. Ajo eshte prone e shtetit shteti e gjykon keshtu.

A duhen marre ne kete rast shembujt e vendeve te tjera qe ashtu si edhe ne kane dale nga diktatura

Cdo eksperience ka vecorine e saj dhe duhen pasur gjithnje parasysh kushtet specifike. Te gjithe ne e gjykojme nga brenda eksperiencen e Shqiperise. Une di qe nje histori ka nje memorie dhe ajo nuk fillon me kete objekt. Nuk mund te vazhdohet me kete prishje te vazhdueshme me idene qe do te bejme neser nje gje te re. Sa i takon godines se re te parlamentit une jam dakord qe duhet nje godine e re te jete me nje arkitekture te bukur qe te perfaqesoje politiken dhe jeten e re. Eumlshte aftesi qe duke perfaqesuar te rene te mos demtosh gjithcka. Te mos kujtojme se ajo qe na duket bukur dhe e drejte do te jete gjithmone keshtu. Shume gjera jane bere ne emer te se bukures e te drejtes se popullit por koha ka vertetuar te kunderten.

Arjola Hekurani Oliverta Lila

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›