E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria maqedone e politizuar

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 12:22

Në Maqedoni i tërë aspekti jetësor dhe përditshmëria është e ndërlidhur skajshmërisht me politikën. Ky kancer dita ditës po çon drejt rrënimit të të gjitha vlerave, atje ku sado pak janë krijuar apo edhe po kultivohen.

Qytetarët pajtohen se politika si duket ka hyrë edhe nëpër muret e shtëpive, por ka depërtuar edhe atje ku nuk e ka vendin. Asgjë nuk mund të ndryshojë fjalën e saj, por duhet të jetë shqetësuese kur ajo përfshin edhe ato sfera të cilat nuk i përkasin asaj.

Ekspertët thonë se shoqëria e Maqedonisë në mënyrë ekstreme është e politizuar dhe se kjo vjen si rezultat i mungesës së zhvillimin ekonomik, ku në sytë e qytetarëve partitë politike shikohen si ente të punësimit apo si zgjidhje e çështjeve qoftë në biznes, shëndetësi, komunikacion, universitete, burgje, e deri në ndonjë shkollë fshati.

Zgjidhja e një vendi të punës, emërimet në poste të caktuara si dhe shumë e shumë lista të dëshirave, gjithashtu janë pjesë e monopoleve partiake.

Izolimi i skajshëm dhe mungesa e alternativave të reja për punë apo lëvizje tjera, ka bërë që politika të jetë profesioni më i preferuar për çdo qytetarë, por edhe intelektualë në Maqedoni, sidomos kjo dukuri po shfaqë rrënjët më të thella tek shoqëria shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›