Ndahen aktorët e “Safir”, çifti i njohur i jep fund lidhjes

Dy aktorët më të dashur të telenovelave turke Özge Yağız dhe Burak Berkay Akgül dyshohet se janë ndarë.
Dyshja e aktorëve, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Safir” që transmetohet çdo ditë në Vizion Plus, kanë pësuar së fundmi krizë në marrëdhënien e tyre.
Özge Yağız dhe Burak Berkay Akgül kanë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur në rrjetet sociale së bashku, dyshim ky, që është parë nga fansat si një ndarje e dyshes.
Deri më tani nuk ka asnjë komunikim nga asnjë nga aktorët e “Safir”.
Özge Yağız dhe Burak Berkay Akgül vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer pas ekranit të Vizion Plus miliona shikues fanatikë të serialit “Safir”.