Situata e motit të keq, ministri Vengu përplaset me Kuçanën: I përdorni fatkeqësitë natyrore për politikë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana është përplasur në një debat të fortë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndërsa ky i fundit po raportonte për situatën në terren pas reshjeve të forta të shiut.
E ftuar në Quo Vadis, Kuçana kërkoi informacion se si paraqitet situata dhe pse ka ende përmbytje në vitin 2025.
Lidhur me këtë pyetje, ministri Vengu tha se situata paraqitet ende nën kontroll dhe se pavarësisht reshjave të shumta çdo gjë është menaxhuar.
Nuk kanë munguar as replikat politike, ku palët akuzuan njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Kuçana: Si ka mundësi që në vitin 2025 pas çdo shiu përmbytemi? Po flas për Durrësin, ku kanë shkuar këto para?
Vengu: Nuk besoj se ka pasur miliarda euro për digat.
Kuçana: Ju lutem, duam shifra.
Vengu: Ju nuk jeni e ambientuar, zonjë.
Kuçana: Ju nuk jeni i ambientuar, zoti Ministër. Unë kam bërë një kallëzim në SPAK për përmbytjet në Durrës, mos më tregoni mua informimin. Unë jam në politikë se për atë çka flas mbaj përgjegjësi.
Vengu: Ju keni zakon që bëni politikë me fatkeqësitë natyrore.
Kuçana: Mos na tregoni modelin e retorikave, tregohuni serioz se keni qenë drejtor në Portin e Durrësit.
Borakaj: Ilirjana, të lutem.
Kuçana: Po, nuk mund të më thotë mua ai “nuk je e apdetuar”.