E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen cmimet Kult. Vasjan Lami, aktori i vitit

Edhe kete vit jane kurorezuar artistet me te mire te vitit teksa u jane dorezuar sipas kategorive 11 kupa nga Akademia Kult. Pertej diskutimeve apo parashikimeve ka patur artiste qe e kane marre per here te dyte kupen sic ka qene edhe aktorja Yllka Mujo qe eshte cilesuar aktorja me e mire e vitit. Ndersa te tjere qe jane nominuar per vite me radhe me ne fund kane mundur te prekin kupen Kult sic ka qene shpallja si skenografi i vitit i Genc Shkodranit apo instrumentistja me e mire qe ishte pianistja Merita Rexha.

Nje suprize ne cmimet Kult ka qene Kushtrim Bekteshi i cili u shpall regjisori me i mire i vitit per regjine e “Kush ka frike nga Virginia Woolf” . Shkrimtari i vitit u shpall Bashkim Shehu per vepren e tij “Mozart me vonese” ndersa studimi me i mire i takoi studiuesit Ferit Duka ndersa si perkthyesi i vitit 2009 u shpall Aurel Plasari per shqiperimin e poezive te Ana Ahmatoves. Ne nje spektakel qe zgjati me shume se dy ore jane ngjitur artiste qe kane marre dhe te tjere qe kane dorezuar cmime duke u perpjekur ta kthejne kete mbremje ne nje feste per artin shqiptar.

Mira Tuci

CMIMET KULT

Artisti Pamor i Vitit Najada Hamza

Skenografi i Vitit Genc Shkodrani

Interpretuesi Lirik i Vitit Shpresa Beka

Instrumentisti i Vitit Merita Rexha

Albumi Muzikor i Vitit Kujtim Prodani

Botimi Artistik i Vitit Bashkim Shehu

Perkthyesi i Vitit Aurel Plasari

Botimi Studimor Ferit Duka

Aktori i Vitit Vasjan Lami

Aktorja e Vitit Yllka Mujo
Azhornuar së fundi ( e premte , 28 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›