E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta aktori i humorit Vasillaq Vangjeli

Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit shqiptar, Vasillaq Vangjeli. Mjeshtri i humorit ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare mbrëmjen e djeshme në orën 23.00 në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Vangjeli kishte pësuar atak kardiak që i kishte rënduar gjendjen shëndetësore me pasojë vdekjen e parakohshme.
Aktori Vasillaq Vangjeli është i njohur më së shumti në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës dhe atë kombëtare, ku ka interpretuar disa dhjetëra role.
Po ashtu ai spikati edhe në kinematografi dhe në disa telefilma.
Vasillaq Vangjeli interpretoi me mjeshtëri dhe doza të forta humori, edhe personazhe si "Sillo" - Enver Hoxha, në filmin “Gjuetia e Fundit” por më i njohur për publikun është padyshim roli i Koçit tek filmi "Zonja nga qyteti".
Ka interpretuar me sukses edhe në kinokomeditë: "Të gjallë apo të vdekur" në rolin e Sillos, një nga kryerolet e tij, "Një ditë pa pune", "Oreksi i madh", "Çanta e zeze", "Përralla e Trimit" nga Koço Devole, "Qefllinjtë" nga Agron Goga etj.
Me sukses ka interpretuar edhe në flimin artistik, i preferuar nga regjisorët më të mirë si Dhimitër Anagnosti, Gëzim Erebara, Piro Milkani, etj.
Në kinematografi e nisi me filmin "Toka e përgjakur", "Pylli i Lirisë", , "Shoku ynë Tili", "Kur ndahesh nga shokët", "Lulëkuqet mbi mure", "Radiostacioni", "Yjet mbi Drin", "Ëndërr për një karrige", "Dasma e shtyrë", "Ne vinin nga lufta ", "Rrethimi i vogël", etj. Aktori i mirënjohur i humorit Vaso Vangjeli është dekoruar me urdhrin "Naim Frashëri" të klasit të parë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›