E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta aktorja Liza Vorfi

Liza Vorfi

Tirane 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana  8211 Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare Liza Vorfi. Teatri Kombetar publikoi para pak castesh lajmin dhe tha se me hidherim njoftojme se sot u nda nga jeta nje nga aktoret me te njohura dhe me fisnike te tij Liza Vorfi.

E ndjera u nda nga jeta ne moshen 87 vjecare. Homazhet per te ndjeren do te zhvillohen paraditen e se dieles duke nisur nga ora 11.00 tek holli i Teatrit Kombetar ne Tirane.

Liza ishte nje nga themelueset e ketij institucioni dhe njekohesisht nje shkolle aktrimi per brezat.

Per kontributet e saj te spikatura ajo eshte nderuar me medaljen Urdhri Naim Frashri i arte nga Presidenti i Republikes me 11 korrik 2008.

Por Liza Vorfi me thjeshtesine fisnikerine dhe vecanerisht me interpretimet e saj do te mbetet perhere ne memorien historike jo vetem te teatri Kombetar por edhe te shume adhuruesve te artit dhe kolegeve thuhet ne komunikimin me mediat te Teatrit Kombetar.

Aktorja Liza Vorfi u lind ne Gjakove me 29 nentor te vitit 1924. Ne vitin 1932 familja e saj shperngulet ne Tirane. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh ne vitin 1939 si kengetare ne Radio Tirana.

Gjate viteve 1939-1943 vazhdoi studimet ne Itali ne konservatorin e Romes dhe me pas ne Pizaro. Ne vitin 1945 ka ardhur ne teater si aktore. Rolin e pare e interpreton ne pjesen Gjido.

Gjate karrieres se saje ka zhvilluar mbi 60 role si Elmira Tartufi Dezdemona Otello Dorina Borgjezi fisnik Beatricja Sherbetori i dy zotnive Dona Lucia Karnavalet e Korces Marta Cuca e maleve Mara Permbytja e madhe etj. Ka interpretuar me sukses edhe ne filmin artistik.

Nder rolet e saj me te spikatura qe kane mbetur ne kujtesen tone

Ne Teater

Elmira tek Tartufi

Beatrisa tek Sherbetori i dy zotnive

Dezdemona tek Otello

Aktorja tek Hamleti

Martirio tek Shtepia e Bernarda Albes

Julia Shevicova tek Morali i zonjes Dulska

Dorina tek Borgjezi fisnik

Dona Lucia tek Karnavalet e Korces

Marta tek Cuca e maleve

Mara tek Permbytja e madhe

Ne kinematografi

Furtuna

Debatiku

Komisari i drites

Rrugicat qe kerkonin diell

Lulekuqet mbi mure

Ata ishin kater

Ne vinim nga lufta

Roli i fundit eshte kontesha tek Gjenerali i ushtrise se vdekur

Tagsliza vorfi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›